Pasi të lexoni këtë do mendoheni dy herë para se të vendosni të bëni thonjtë tuaj me xhel

Shëndetësia

Pasi të lexoni këtë do mendoheni dy herë para se të vendosni të bëni thonjtë tuaj me xhel

Më: 3 mars 2021 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

 

Një thua i bukur është padyshim një ndër detajet më tërheqëse tek vajzat. Shumë vajza dhe gra çdo muaj apo edhe më shpesh drejtohen drej qendrave të estetikës për të bërë thonjtë me tipsa, xhel ose manikyr xhel. Ndalur tek kjo e fundit na duhet t’iu themi një infromacion aspak të këndshëm.

Së fundmi Tina Younh një ‘Youtuber’ që jep këshilla për bukurinë ka ndarë me publikun efektet tmerruese që lë xheli në thonjtë tanë, nisur nga pervoja personale. Australiania që është e fiksuar pas thonjve me xhel filmoi një video shokuese ku tregoi se çfarë i kishte ndodhur me thonjtë e saj të druave.

Me anë të një mikroskopi dixhital Tina tregoi pasojat 5 vjeçare të thonjve me xhel në shtratin e thonjve. Dhttp://www.albeu.com/dokumenta/foto/thonj31.pnguke pastruar thonjtë me ngadalë, ajo shpjegoi se thonjtë e saj ishin të gërvishtur dhe shumë të hollë. Me anë të mirkoskopit ajo arriti të dallonte që këto pasoja vinin pikërisht prej xhelit. Thjesht kur ne kemi manikyrin xhel në thoin tonë nuk i dallojmë këto pasoja.

Pasi pastroi xhelin, ajo vëzhgoi lëkurën e cila ndodhet poshtë thoit dhe e krahasoi atë me një ajsberg të madh. Poshtë lëkurës gjendeshin shumë pisllëqe dhe qime të vogla. Krahas kësaj ngjyra natyrale e thonjve të saj kishte ndryshuar duke u kthyer ng e bardhë në të verdhë.

“Normalisht nëse përdorni manikyr të zakonshëm, thonjtë tuaj nuk do të duken kështu kur ta pastroni. Thonjtë tuaj do të jenë përsëri të butë dhe të bardhë”, sqaroi ajo.

Kështu që, tashmë e keni ju në dorë nëse do të vazhdoni të aplikoni mankyrin xhel në thonjtë tuaj rregullisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat