Keni perioda të çrregullta, çfarë nënkupton vonesa e tyre për më shumë se 1 muaj?

Shëndetësia

Keni perioda të çrregullta, çfarë nënkupton vonesa e tyre për më shumë se 1 muaj?

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Cikli menstrual është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror dhe mbart informacione shumë të rënëdishme për shëndetin. Vonesa e tij mund të sjellë dy reagime që i kundërvihen njëra-tjetrës: gëzim, por edhe ankth pasi gjëja e parë që ju shkon ndërmend është ndonjë shtatzëni e mundshme. Ky është një fakt që duhet çmitizuar pasi vonesa dhe parregullsia e ciklit menstrual nuk lidhet gjithmonë me shtatzëninë, por vjen si rrjedhojë e gjendjeve të mëposhthme:

-Stresi: problemet e punës ose familjes mund të ndikojnë në shumë aspekte të jetës, duke përfshirë edhe ciklin menstrual. Në periudha të një presioni të veçantë, në fakt, ekziston një çekuilibër hormonal kalimtar i shkaktuar nga faktorët psikologjikë.

-Mbipesha: mbipesha mund të kushtëzojë ekuilibrin hormonal dhe, rrjedhimisht, të përcaktojë parregullsinë (ose edhe mungesën) e ciklit menstrual.

-Nënpesha: që në raste ekstreme rezulton me anoreksi – është një faktor që mund të rrezikojë të gjithë organizmin, përfshirë edh e sistemin riprodhues. Normalizimi i peshës shpesh është i mjaftueshëm për të rregulluar ciklin menstrual.

– Gripi ose sëmundjet e përkohshme: të dy rastet mund të çojnë në një vonesë të ciklit. Prandaj, sapo të shëroheni, cikli menstrual rishfaqet rreth pesëmbëdhjetë ditë pas ovulimit.

-Problemet endokrine: një problem i tiroideve mund të ndikojë në funksionimin e vezoreve, duke shkaktuar një vonesë në ciklin menstrual. Në këtë rast, është e nevojshme të kryhet një vlerësim specifik endokrinologjik dhe disa teste të gjakut për të filluar terapitë e synuara.

-Menopauza: momenti kur një grua hyn në menopauzë, trupi i saj pushon të ovulojë dhe për këtë arsye të jetë pjellore. Kjo është një situatë krejtësisht e natyrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat