Pse duhet të ndaloni së puthuri kafshët tuaja shtëpiake

Shëndetësia

Pse duhet të ndaloni së puthuri kafshët tuaja shtëpiake

Më: 7 mars 2021 Në ora: 06:55
Ilustrim

Statistikat tregojnë se të gjithë ata që kanë kafshë shtëpiake, i konsiderojnë si anëtarë të familjes. Duke pasur parasysh këtë realitet, nuk është për t’u habitur që puthja e kafshëve është një praktikë krejtësisht e zakonshme. Por a është e sigurt për shëndetin tuaj?

A është goja e qenit më e pastër se e njeriut?

Ky është një mit. Gjithçka që duhet të bësh është të shikosh, të nuhasësh dhe do t kuptosh se nuk është e vërtetë. Ata fusin kokën në mbeturina, mund t’ju lëpijnë ju për t’ju përshëndetur dhe më pas lëpijnë pjesë të trupit të tyre.

Sa baktere ka në pështymën e qenve?

John Oxford, profesor i virologjisë dhe bakteriologjisë në Universitetin Queen Mary në Londër, tregon sa baktere mund të ketë në gojën dhe fytyrën e qenit. I thotë se duke qenë se qentë lëpijnë hundët e tyre dhe afrojnë hundët në çdo gjë që shohin, janë plot baktere, viruse dhe mikrobe të të gjitha llojeve.

Çfarë ndodh nëse këto baktere hynë në trupin tuaj?

Këto viruse dhe mikrobe mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit. Kjo është ajo që i ndodhi një gruaje britanike që u infektua nga pështyma e qenit të saj. Ajo filloi të vinte re se shqipërimi i saj dukej gjithnjë e më i paqartë. Testet e gjakut zbuluan se ajo kishte një infeksion për shkak të baktereve capnocytophaga canimorsus, që zakonisht gjendeshin në gojën e qenve dhe maceve.

Çfarë sëmundjesh të tjera mund të merrni nga kafshët shtëpiake?

Infeksioni mykotik i lëkurës është një nga sëmundjet më të zakonshme që mund të merrni nga puthja e qenit tuaj. Nëse kafsha juaj shtëpiake është me infeksion mykotik të lëkurës, dhe ju e puthni, atëherë do ta merrni edhe këtë sëmundje. Capnocytophaga сanimorsus është një bakter që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse hyn në trupin tuaj përmes një plage të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat