Borziloku antibiotiku natyral që pastron gjakun dhe shkatërron kolesterolin

Shëndetësia

Borziloku antibiotiku natyral që pastron gjakun dhe shkatërron kolesterolin

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:05
Borziloku

Ekzistojnë shumë arsye pse borzilokun duhet ta shtoni më shpesh në ushqim. Borziloku (lat. Ocimum basilicum) është bimë aromatike, kryesisht me gjethe të gjelbra.

Antioksidues i fortë

Borziloku posedon përbërës të fortë antioksidues. Antioksiduesit prej tij, që janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të shëndetshëm, e mbrojnë trupin nga radikalët e lirë, parandalojnë plakjen e qelizave dhe shfaqjen e disa kacereve. Parandalon oksidimin e kolesterolit, duke mbrojtur zemrën dhe enët e gjakut.

I shkëlqyeshëm në mbrojtjen e zemrës dhe enëve të gjakut

Në borzilok ka shumë vitamina B6 dhe magnez. Vitamina B6 parandalon grumbullimin e substancës së rrezikshme homocisteinës, ndërsa magnezi nxit forcimin e sistemit kardiovaskular, që ndikon kundër infarktit. Duke relaksuar muskujt dhe enët e gjakut përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul rrezikun nga aritmia.

Antibiotik natyral

Sipas studimeve të fundit, vaji i borzilokut ndikon mirë në sistemin imun. Marrë parasysh se gjethet e tij posedojnë antioksidues, mund të përdoren edhe për shërimin e infeksioneve bakteriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat