A duhet t'i mbajmë maskat dhe sa i madh është rreziku i infektimit me Covid në natyrë?

Shëndetësia

A duhet t'i mbajmë maskat dhe sa i madh është rreziku i infektimit me Covid në natyrë?

Më: 9 mars 2021 Në ora: 06:39
Ilustrim

Mundësia e infektimit në natyrë nga virusi është dukshëm shumë më e ulët se sa në mjediset e mbyllura – qoftë nga varianti fillestar apo nga mutacionet e virusit. Aerosolet në ajër luajnë një rol vendimtar në përhapjen e koronavirusit. Sipas ekspertëve jashtë aerosolet e humbasin shumë shpejt rrezikshmërinë.

Në një deklarim të Shoqatës për Studimet e Aerosoleve, që është nënshkruar edhe nga Wehner, thuhet megjithatë, se në grupime të mëdha njerëzish me distanca të vogla, as në natyrë nuk mund të përjashtohet rreziku i ngjitjes së virusit.

"Pra edhe jashtë duhet të respektohen rregullat e distancës 1.50 deri në 2 metra. Nëse nuk e ruani distancën dhe qendroni ballë për ballë me njeri tjetrin e flisni me zë të lartë, këndoni apo pështyni, atëherë mund të infektoheni përmes aerogeneve infektuese"- thotë në intervistë për DW virologu Alexander Kekulé. Ai njihet në media për kriitkat e tij ndaj masave të qeverisë. Sipas tij me virusin duhet të komportohemi pa u kufizuar në mënyrën e jetesës.

Studimet konfirmojnë, se rreziku për t’u infektuar jashtë është minimal. Një studim nga Kina p.sh. provon, se nga 7324 infeksione të regjistruara vetëm një ka ndodhur jashtë. Edhe Instituti Robert Koch në Gjermani në faqen e internetit shkruan, se infeksionet jashtë në hapësira janë shumë të rralla.

A luan rol era në përhapjen e virusit?

“Sa më shumë erë të ketë, aq më shumë shtyhet reja e aerosoleve që nxjerr njeriu”, shpjegon fizikanti dhe studiuesi i aerosoleve Gerhard Scheuch. Nëse respektohet distanca nuk ka gjasë që të ketë efekt ngjitës të aerosoleve.

Ka dallim nëse është ftohtë apo ngrohtë jashtë?

Kjo pyetje nuk ka marrë ende përgjigje përfundimtare prej studiuesve. Studiues amerikanë kanë hulumtuar infeksionet në rajone të ftohta, të ngrohta dhe me lagështirë në Kinë dhe nuk kanë gjetur ndonjë korelacion mes kushteve klimatike dhe numrit të infeksioneve. Ndërsa një studim austriak konfirmon, se rrezatimi ultraviolet i shkatërron viruset.

"Rrezatimi ultraviolet ka një efekt minimal në infeksionin nga njeriu tek njeriu”, theksojnë studiuesit, megjithatë infeksioni mund të ndodhë për pak minuta.

Por virologu Alexander Kekulé thotë, se infeksionet edhe në vendet e ngrohta ndodhin në mjediset e mbyllura dhe jo jashtë në natyrë.

A ka kuptim mbajtja e maskës jashtë?

Jashtë është e arsyeshme të mbahet maska kur nuk mund të respektohet distanca mes njerëzve. Nëse njerëzit janë dendur në masë dhe nuk ka mundësi shmangieje duhet mbajtur maska. Edhe në mjedise shfaqjesh apo koncertesh, në stacionet e trenave e autobusëve apo gjatë qëndrimit në radhë ekspertët rekomandojnë ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat