A mund të vaksinohet një person me 2 doza të ndryshme vaksinash?

Shëndetësia

A mund të vaksinohet një person me 2 doza të ndryshme vaksinash?

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:13
Albana Fico

Ja si përgjigjet Albana Fico.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico teksa iu përgjigj një pyetje në lidhje me faktin nëse një person mund të vaksinohet me dy doza të ndryshme vaksine, theksoi se ka pasur tentativa.

Sipas saj, një rast i tillë që ka provuar bota është Astrazenca me Sputnik V.

“Ka dy gjëra. Kjo është pyetje teknike, mbase nuk i shërben kësaj konference. Deri më sot prodhuesit kanë rekomanduar përdorimin e të njëjtës vaksinë.

Kemi një vaksinë e cila në thelb, po të duash ta diskutosh, Sputnik, 26 dhe 5, por kanë të njëjtën veprim.

Për sa i përket gjërave që kemi dëgjuar, bota po provon plot, ka disa përpjekje, Astrazenca me Sputnik, por këto janë në faza preliminare dhe për sa kohë nuk kemi gjëra nga komuniteti shkencor që i vlerëson ato, ne do të ngelemi me ato udhëzues që vijnë vaksinat në Shqipëri.”, tha Fico. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat