Testi i gjinisë me sodë buke, zbuloni që në javën e 10 të shtatzënisë nëse prisni vajzë apo djalë

Shëndetësia

Testi i gjinisë me sodë buke, zbuloni që në javën e 10 të shtatzënisë nëse prisni vajzë apo djalë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Sapo mëson se në trupin tuaj po rritet një jetë, është thuajse e pamundur të presësh që javët të kalojnë për të mësuar nëse do të lindni një djalë apo një vajzë.

Testet e hershme që zbulojnë gjininë e foshnjes nuk janë një gjë e re, pasi gratë janë munduar që shekuj më parë të parashikojnë gjininë e foshnjes. Metoda e mëposhtme, ajo me sodë buke, thuhet të jetë më e sigurta nga të gjitha të paktën disi shkencërisht e bazuar sipsa metodë Shettles.

Ajo që ju duhet të bëni është të përzieni urinën me sodën e bukës dhe të prisni për një reaksion. Nëse urina turbullohet dhe duket sikur krijon bulëza gazi, jeni në pritje të një djali, nëse tretja e sodës së bukës në urinë nuk shkakton asnjë reaksion atëherë ju prisni një vajzë.

Hormonet e shtatzënisë në urinën tuaj, bëjnë që kjo e fundit të hyjë në reaksion kimik me sodën e bukës sipas ndryshimit të pH (vajza është acid- njësoj si soda e bukës, prandaj nuk ka reaksion, ndërsa djali është alkali-ka reaksion).

Nivelet e hormonit të shtatzënisë HCG janë në kulmin e tyre në javën e 10 të shtatzënisë, ndaj ndoshta kjo është periudha më e mirë kur mund ta bëni këtë test në shtëpi.

Si bëhet testi:
Urinën e mëngjesit bëjeni në një gotë plastike sterile dhe në të hidhni dy lugë sodë buke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat