Si mund të ndihmoni trupin të tejkaloj të vjellat

Shëndetësia

Si mund të ndihmoni trupin të tejkaloj të vjellat

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:04
Foto Ilustrim

Presioni është shumë i lartë në stomak dhe i vetmi drejtim i lejuar për mbetjet ushqimore është goja.

Të vjellat shkaktojnë një tronditje të fortë në organizëm, shkruan “AgroWeb”.

Ato janë një reagim i trupit ndaj kërcënimeve të ndryshme siç janë: substancat toksike, hormonet e stresit në gjak, lëvizjet e befta, problemet me stomakun e të tjerë.

Gjithçka nis me një stimulim të një zone specifike të trurit që më pas lëshon sinjale të njëpasnjëshme drejt të gjithë organizmit.

Goja nis të prodhojë sekrecione shtesë me një përmbajtje më të lartë alkaline e cila ka si qëllim të mbrojë dhëmbët nga aciditeti i lartë i stomakut.

Frymëmarrja bëhet më e thellë për të penguar rrugëtimin e mbetjeve ushqimore drejt mushkërive ndërkohë që diafragma kontraktohet dhe ngushton stomakun për të krijuar presionin e nevojshëm.

Presioni është shumë i lartë në stomak dhe i vetmi drejtim i lejuar për mbetjet ushqimore është goja.

Sistemi nervor simpatetik rrit rrahjet e zemrës dhe nxit djersitjen për të eliminuar temperaturën e lartë në organizëm.

Të vjellat shkaktojnë një dehidratim të menjëhershëm në trup.

Nevoja për ujë pas të vjellave është e madhe, ndonëse një prurje e madhe ujore në stomak e rëndon atë.

Ekspertët rekomandojnë që nuk duhet të pini lëngje të paktën një deri në dy orë pas të vjellave.

Nëse u thahet goja, mund të përdorni kubikë akulli.

Pas dy orësh mund të pini lëngje në gllënka të vogla çdo 15 minuta.

Nëse villni sërish, atëherë procesi i hidratimit duhet të nisë edhe njëherë nga e para.

Lëngjet që mund të pini pas të vjellave nuk duhet të përmbajnë kafeinë apo alkol.

Lëngjet e frutave apo të mishit janë të mira për stomakun, megjithatë qëndroni larg lëngjeve me përmbajtje të larta aciditeti siç është lëngu i portokallit.

Shmangni qumështin dhe lëngjet me yndyrë.

Nëse përveç të vjellave vuani edhe nga diarea, atëherë kufizoni pijet me sheqer që e përkeqësojnë atë.

Në shumë raste, të vjellat mund të trajtohen në kushtet e shtëpisë.

Megjithatë, duhet të kini parasysh që të vjellat shkaktojnë humbje të lëngjeve dhe dehidratim.

Ky i fundit është shumë i rrezikshëm sidomos tek fëmijët.

Simptomat e dehidratimit janë: tharja e gojës, rrahjet e shpejta të zemrës, marramendje dhe letargjia.

Fëmijët nga ana tjetër duhet të dërgohen tek mjeku në rast se janë prekur nga të vjellat për më shumë se 12 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat