Shtoni këtë pluhur në pijet tuaja për të ngritur fokusin dhe shkrirë dhjamin në bark

Shëndetësia

Shtoni këtë pluhur në pijet tuaja për të ngritur fokusin dhe shkrirë dhjamin në bark

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

A keni dëgjuar për matcha? Pija e shijshme jo vetëm që është e modës, por ka një bollëk përfitimesh të mahnitshme shëndetësore.

Pirja e çajit matcha ose shtimi i një lugë pluhur çaji jeshil matcha në një gotë mund të zbutë lodhjen dhe të shpejtoj humbjen e peshës.

Shikoni dy nga përfitimet e matcha më poshtë:

Mpreh fokusin

Matcha përmban pesë herë më shumë L-teaninë sesa çaji jeshil tradicional. Pse ka rëndësi? Ky aminoacid stimulon aktivitetin e valëve alfa të trurit që rrisin fokusin. Në fakt, hulumtimet në Institutin e Kërkimit të Ushqimit dhe Shëndetit Unilever në Holandë tregojnë se L-teanina mund të rrisë fuqinë e trurit me 133 për qind për gati dy orë.

Shkrirja e dhjamit

Matcha furnizon trupin me polifenolin EGCG, i cili aktivizon një enzimë që nxit qelizat muskulore të djegin dhjamin e barkut. Në një studim në Revistën Amerikane të Ushqimit Klinik, ky efekt ndihmoi pirësit e çajit të gjelbër të humbnin dy herë më shumë peshë dhe katër herë më shumë dhjamë në bark sesa ata që nuk konsumuan matcha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat