Një kafe në ditë mbron nga Alzheimer-i, por nëse e dyfishoni rrezikoheni nga humbja e kujtesës

Shëndetësia

Një kafe në ditë mbron nga Alzheimer-i, por nëse e dyfishoni rrezikoheni nga humbja e kujtesës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Një filxhan kafe në ditë me të vërtetë mundet t'ju mbrojë nga sëmundja e Alzheimerit, thonë shkencëtarët.

Por, nëse pini dy apo më shumë filxhanë, atëherë kjo sasi e tepruar mundet t'ju shkaktojë telashe me kujtesën, e madje edhe t'ju rrezikojë prekjen nga Alzheimer-i. Hulumtuesit kanë zbuluar se sasia e moderuar apo e kontrolluar e kafeinës mbron trurin kundër proteinave mashtruese, të cilat shkatërrojnë neuronet duke ndikuar në humbjen e kujtesës.

Në studimin e fundit, kur kishin marrë pjesë rreth 1,500 italianë, ishte zbuluar se konsumuesit më të mëdhenj të kafesë, e ishte vërtetuar me këtë rast se konsumimi i pakontrolluar i kafesë shton rrezikun për probleme me kujtesë, që më pas ndikon në shfaqjen e demencës.

Në studime ishte shtuar po ashtu edhe fakti se sasia e duhur e kafeinës e stimulon punën e trurit, se e mpreh kujtesën dhe nxit punën e trurit, se mbron nga dështimi mendor në moshë të shtyrë. Studimi i tyre ishte publikuar në "Journal of Alzheimer's Disease", duke paralajmëruar se çdo tejkalim i sasisë prej një filxhani të vetëm në ditë dërgon drejt problemeve me kujtesën. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat