Këto mund të jenë disa prej arsyeve pse ndiheni vazhdimisht të lodhur

Shëndetësia

Këto mund të jenë disa prej arsyeve pse ndiheni vazhdimisht të lodhur

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Të flesh më tepër se sa duhet ka ndikim negativ në shëndetin dhe jetën e njeriut, prandaj është e rëndësishme të kuptoni dhe zbuloni arsyet pse ju ndjeni lodhje të vazhdueshme, e cila sjell më pas gjumë të tepërt.

Anemia

Anemia është sëmundja e mungesës së hekurit në gjak, duke shkaktuar lodhje dhe dobësi.

Diabeti

Diabeti shkaktohet kur insulina e prodhuar në trupin tuaj nuk është në sasinë e duhur. Më pas kjo sjell rritjen e sasisë së sheqerit në gjak.

Hipertiroidet

Problemet me tiroidet nisin kur ato nuk prodhojnë sasinë e duhur të hormoneve. Këto hormone janë përgjegjëse për energjinë dhe funksionin e trupit.

Sëmundja e Alzhaimer

Gjumi i tepërt shkakton disa akumulime beta-amiloide. Këto akumulime janë shenjat e para të Alzhaimer.

Sëmundja e këmbëve

Kjo sëmundje ka të bëjë me lëvizjen e pakontrolluar të këmbëve gjatë gjumit. Kjo shkakton prishjen e regjimit të gjumit, duke sjellë më pas dobësi trupore.

Apnea e gjumit

Apnea e gjumit ka të bëjë me bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes ndërkohë që ju flini, duke ju prishur gjumin dhe duke sjellë më pas lodhje.

Sindroma e lodhjes kronike

Nëse ju ndjeni lodhje të vazhdueshme për rreth 3 ose 4 muaj, atëherë ka gjasa që ju të vuani nga sindroma e lodhjes kronike. Kjo sëmundje mund të shkaktohet kur ju keni përjetuar ndonjë eksperiencë traumatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat