Humbja e shijes dhe nuhatjes nga COVID-19 mund të zgjasë deri në 5 muaj, thonë studimet

Shëndetësia

Humbja e shijes dhe nuhatjes nga COVID-19 mund të zgjasë deri në 5 muaj, thonë studimet

Më: 20 prill 2021 Në ora: 21:23
Ilustrim

Humbja e nuhatjes dhe shijes është një nga simptomat më specifike të COVID-19.

Ndërsa shumë njerëz i rikuperojnë këto shqisa të rëndësishme brenda disa javësh nga infeksioni, të tjerët kanë vërejtur se simptomat vazhdojnë për shumë më gjatë shkruan Very Well Health.

Një studim i ri me mbi 800 punonjës të kujdesit shëndetësor në Kanada të cilët kishin COVID-19 zbuloi se disa ende nuk e kishin rigjetur nuhatjen dhe / ose shijen e tyre pesë muaj pasi ishin sëmurë.

Në një njoftim për shtyp të ‘Akademisë Amerikane të Neurologjisë’ për studimin e ri, autori Dr. Johannes Frasnelli, në Universitetin e Quebec tha se edhe pse COVID-19 është një sëmundje e re, “hulumtimet e mëparshme tregojnë se shumica e njerëzve humbin ndjenjën e tyre të nuhatjes dhe shijes në fazat e hershme të sëmundjes”.

Në të vërtetë, një studim i muajit gusht 2020 nga procedurat e Klinikës Mayo zbuloi se 41% e njerëzve me COVID-19 përjetojnë një humbje të nuhatjes dhe shijes.

Një studim tjetër në ‘JAMA Otolaringology-Head & Neck Surgery’ sugjeroi që humbja e nuhatjes dhe shijes tenton të rikthehet kur një person shërohet nga infeksioni. Në studim, 49% e njerëzve rikuperuan shqisat pas 4 javësh ndërsa 41% raportuan një përmirësim në rimëkëmbjen e tyre.

Sidoqoftë, studimi më i fundit ofron dëshmi se humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jenë simptoma të vazhdueshme.

“Ne donim të shkonim më tej dhe të shikonim se sa zgjatë ajo humbje e nuhatjes dhe shijes dhe sa e rëndë është tek njerëzit me COVID-19,” shtoi Dr. Frasnelli në njoftimin për shtyp.

Studimi regjistroi 813 punonjës të kujdesit shëndetësor nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kebekut, katër muaj pasi ata rezultuan pozitivë për COVID-19.

Pesë muaj pasi ishin diagnostikuar, subjekteve iu kërkua të përfundonin një test në shtëpi që vlerësonte aftësinë e tyre për të shijuar dhe nuhatur.

Për më tepër, një pyetësor në internet u kërkoi pjesëmarrësve të vetë-raportonin çdo çështje me nuhatjes dhe shije, si dhe të vetë-vlerësonin shqisat e tyre nga një shkallë prej 0 (domethënë nuk mund të nuhasësh ose shijosh asgjë) deri në 10 (një ndjenjë e fortë e shijes ose nuhatjes).

Rreth 71% e punonjësve të kujdesit shëndetësor humbën nuhatjen e tyre kur testuan për herë të parë pozitiv për COVID-19.

Pesë muaj më vonë, 51.2% e njerëzve në atë grup kishin ende probleme me nuhatjen e tyre. Bazuar në rezultatet e testeve në shtëpi, 18.4% e subjekteve shfaqën një humbje të vazhdueshme të nuhatjes.

Përafërsisht 64% raportuan se kishin humbur ndjenjën e shijes poashtu, kur kishin COVID-19. Pesë muaj më vonë, 38% e grupit thanë se nuk e kishin rikuperuar ndjenjën e tyre të shijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat