Si të relaksoni qafën e ngurtë në 90 sekonda: Zvogëloni dhimbjen në më pak se dy minuta!

Shëndetësia

Si të relaksoni qafën e ngurtë në 90 sekonda: Zvogëloni dhimbjen në më pak se dy minuta!

Më: 22 prill 2021 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Dhimbja që ndiejmë kur qafa ngurtësohet në të vërtetë është pasojë e shkurtimit të muskulit të qafës, që ndodh kur e mbajmë qafën në një pozicion jo të natyrshëm, qoftë kur jemi zgjuar ose kur jemi duke fjetur

Tri zgjidhje për një qafë të ngurtë i sjell kiropraktuesi amerikan, dr. Alan Mandell. Mund të provoni vetëm një ushtrim ose që të tria.

Ushtrimet funksionojnë, sepse zgjasin muskulin e qafës.

Ushtrimi 1

1. Me gishtat e dorës së kundërt në anën e qafës që ju dhemb (dora e djathtë/ana e majtë e qafës, dora e majtë / ana e djathtë e qafës) shtypni qafën dhe kthejeni qafën anash derisa të ndieni dhimbje.

2. Ndërsa shtypni vendin e lënduar me gishta, ktheni kokën anash sa më shumë që mundeni.

3. Pastaj përdorni gishtat për të tërhequr muskulin e qafës drejt pjesës së brendshme ose kockës së qafës. Tërhiqni muskulin nga sa më shumë pika në qafë.

Ushtrimi 2

1. Ashtu si në ushtrimin e parë, kapni majën e kokës me dorën e kundërt nga ana e qafës, ktheni kokën 45 gradë dhe tërhiqeni kokën poshtë.

2. Mbajeni për 15 deri në 20 sekonda, relaksohuni dhe tërhiqeni përsëri edhe më shumë dhe mbajeni për 15 deri në 20 sekonda.

3. Kthejeni kokën në pozicionin fillestar dhe tërhiqeni përsëri poshtë, mbajeni për 15 deri në 20 sekonda, relaksohuni dhe më pas tërhiqeni edhe më fort.

Ushtrimi 3

1. Në këtë ushtrim përdoret i njëjti krah si ana e dhimbshme e qafës (krahu i djathtë/ana e djathtë e qafës, krahu i majtë/ana e majtë e qafës). Bëjeni dorën në grusht, shtypeni në qafë në vendin ku ju dhemb dhe anojeni kokën në grusht.

2. Lëreni grushtin tuaj të “depërtojë” në qafë, dhe se a po bëni mirë është kur ndieni dhimbje. Mbajeni në këtë pozicion për 15 deri në 20 sekonda.

Shikoni videon për të kryer me saktësi këto ushtrime të forta të qafës:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat