Si ndikojnë zënkat e çiftit tek fëmijët?

Shëndetësia

Si ndikojnë zënkat e çiftit tek fëmijët?

Më: 23 prill 2021 Në ora: 09:03
Ilustrim

Ajo çka ndodh në shtëpi ndikon zhvillimin dhe shëndetin mendor afatgjatë të fëmijës. Si shkojnë prindërit me njëri-tjetrin luan një rol të rëndësishëm në mirëqënjen e fëmijës, që nga shëndeti mendor deri tek arritjet akademike dhe marrëdhënjet e tij të ardhshme.

Një studim ndërkombëtar i zhvilluar përgjatë disa dekadave ka treguar se fëmijët e vegjël të ekspozuar ndaj konflikteve prindërore përjetojnë rritje të rrahjeve të zemrës dhe rritje të hormonit të stresit. Foshnjët, fëmijët dhe adoleshentët tregojnë shenja të zhvillimit të hershëm të parregullt të trurit, çrregullime të gjumit, ankth, depresion, sjellje shqetësuese, dhe probleme të tjera si rezultat i jetesës nën konflikt intensiv kronik të prindërve.

Është e vërtetë që gjenetika luan rolin e vet në këto probleme të shëndetit mendor, por ambjenti familjar është po aq i rëndësishëm.

Është normale që prindërit kanë zënka dhe mosmarrëveshje mes tyre, por kur prindërit përfshihen në konflikte shumë të shpeshta me njëri-tjetrin dhe nuk u japin zgjidhje, fëmijët nuk kanë një zhvillim të mbarë shëndetësor dhe psikologjik. Studimet tregojnë se jo vetëm që preket zhvillimi i fëmijëve, por marrëdhënjet e këqija mund të pasohen nga një gjeneratë tek tjetra. Studimet po ashtu tregojnë se vajzat dhe djemtë reagojnë ndryshe; vajzat tentojnë të zhvillojnë probleme emocionale ndërsa djemtë probleme të sjelljes.

Kur këto konflikte shpjegohen dhe zgjidhen në mënyrë të përshtatshme, fëmijët reagojnë më mirë. Kur fëmijët shohin si zgjidhen konfliktet mes prindërve, mësojnë mënyrat e duhura që do i ndihmojnë më vonë edhe në marrëdhënjet e tyre jashtë familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat