Konsumi i rregullt i erëzave ka efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular

Shëndetësia

Konsumi i rregullt i erëzave ka efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 14:45
Ilustrim

Dy studime të reja nga Shoqata Amerikane e të Ushqyerit (ASN) kanë zbuluar se konsumimi i erëzave dhe përfshirja e tyre në dietë sjell përfitime të shumta shëndetësore, duke nisur nga efektet pozitive antiinflamatore e deri tek ulja e presionit të gjakut dhe kolesterolit.

Në takimin në internet të kësaj jave "NUTRITION 2021" të Shoqatës Amerikane të të Ushqyerit (ASN), shkencëtarët nga "Penn State University" dhe "Clemson University" do të paraqesin gjetjet e dy studimeve që përcaktojnë përfitimet e konsumimit të bimëve dhe erëza për shëndetin të sistemit kardiovaskular.

"Hulumtimet kanë treguar përfitimet shëndetësore të përfshirjes së barërave dhe erëzave në dietë, duke përfshirë vetitë antinflamatore," tha për Healthline, Kayla Kirchner, një nutricioniste në Spitalin Lennox Hill në Nju Jork.

Një studim zbuloi se shtimi i bimëve dhe erëzave në vaktet mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut te njerëzit në rrezik për sëmundje të zemrës. Një studim tjetër lidhi suplementet e erëzave me nivelin e ulët të kolesterolit te njerëzit me diabet të tipit 2.

"Ky hulumtim do të na ndihmojë të vlerësojmë dozën, përdorimin dhe efektet afatshkurtra," tha Kirschner, duke shtuar se ata shpresojnë që studimet e ardhshme të japin prova të efekteve afatgjata.

Përfitimet e presionit të gjakut

Gjetjet e hulumtimit të kryer në Universitetin shtetëror Penn dhe atë të teknikës në Teksas, i cili shqyrtoi efektet kardiometabolike të shtimit të bimëve dhe erëzave në një dietë tipike amerikane, sugjerojnë që shtimi i erëzave të thata në recetat e zakonshme ka një efekt të dobishëm në presionin e gjakut, një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Studimi përfshiu 71 të rritur nga SHBA me mbipesha dhe gjendje të tjera që rrisin rrezikun e sëmundjes së zemrës. Gjatë studimit, pjesëmarrësit hëngrën një dietë tipike amerikane, ku 50 për qind e kalorive vijnë nga karbohidratet, 17 për qind nga proteina dhe 33 për qind nga yndyra, përfshirë 11 për qind nga yndyra e ngopur.

Çdo katër javë, pjesëmarrësit ndryshuan versionet e tyre të dietës duke shtuar një sasi të ndryshme të erëzave. Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit kishin nivelin më të ulët të presionit të gjakut 24 orë pasi kishin ndjekur një dietë pikante. Sidoqoftë, ata nuk gjetën ndryshime në nivelin e kolesterolit ose sheqerit në gjak.

Ulja e niveleve të kolesterolit

Një prezantim tjetër në takimin e ASN-së të kësaj jave do të eksplorojë rezultatet e një rishikimi të fundit të hulumtimit që gjeti një lidhje midis suplementeve të erëzave dhe niveleve të ulëta të kolesterolit te njerëzit me diabet të tipit 2.

Rishikimi përfshiu 28 prova të kontrolluara të rastësishme, në të cilat njerëzit me diabet të tipit 2 morën shtesa të xhenxhefilit, kanellës, shafran i Indisë, kurkuma.

Gjetjet paraprake tregojnë se këto erëza mund të ofrojnë përfitime të mundshme për njerëzit me diabet të tipit 2 dhe nivele të larta jo të shëndetshme të kolesterolit.

Provat zgjatën nga një deri në tre muaj dhe dhanë njohuri të ndryshme në lidhje me erëza të ndryshme dhe dozën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat