Çfarë ndodh me trupin kur nuk pini kafe në mëngjes

Shëndetësia

Çfarë ndodh me trupin kur nuk pini kafe në mëngjes

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Kafeja është një pjesë integrale e rutinës së mëngjesit. Kur e anashkaloni, ndiheni të lodhur dhe keni dhimbje koke. Kjo ndodh sepse kafeina shkakton disa ndryshime natyrore në trup, ndaj të cilave varemi lehtësisht.

Kur nuk e konsumojmë kafenë e mëngjesit, vuajmë jo vetëm për shkak të ndryshimit në rutinën tonë, por edhe për shkak të ndryshimeve që trupi përjeton.

Përveç faktit që nuk do të aktivizoni metabolizmin, do të ndjeheni të lodhur, të plogësht, marramendje dhe të dobët fizikisht. Studiuesit kanë zbuluar se sa më shumë kafeinë të konsumoni, aq më shumë ndryshime do të përjetoni. Simptomat fillojnë 12 deri në 24 orë pas dozës tuaj të fundit të kafeinës dhe mund të zgjasin deri në nëntë ditë, thonë ekspertët.

Disa studime kanë treguar se konsumi i kafesë nuk është vetëm i sigurt për shumicën e njerëzve (përveç grave shtatzëna dhe grave në rrezik të shtuar të frakturave), por gjithashtu ofron një sërë përfitimesh për shëndetin. Kështu që sekreti është të pini kafe në mënyrë të moderuar, pasi ekspertët thonë se marrja ditore nuk duhet të kalojë 400 mg kafeinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat