Si të ruheni nga temperaturat e larta, ISHP publikon rekomandimet që duhen zbatuar patjetër

Shëndetësia

Si të ruheni nga temperaturat e larta, ISHP publikon rekomandimet që duhen zbatuar patjetër

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 18:01
Ilustrim

Ditën e sotme është rikthyer sërish i nxehti afrikan dhe termometri do të shënojë vlera të larta, me një rekord në qytetin e Beratit, ku do të arrijë temperatura deri në 41 gradë. Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa rekomandime për t’u ruajtur nga temperaturat e larta dhe për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

-Vendosni kremin e diellit çdo ditë, të paktën 15 minuta para se të dilni në plazh. Zgjidhni krem me faktor të lartë mbrojtës dhe me mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.

-Riaplikojeni të paktën çdo 60 minuta ose edhe më shpesh nëse djersisni apo notoni. Mos harroni që dielli reflekton edhe në rërë dhe në ujë. Kjo mund t’i bëjë rrezet 80% më intensive.

-Mbani syze dielli dhe lente kontakti që ofrojnë mbrojtje totale UV.

-Mbani kapelë të gjerë.

-Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta, 10:00-14:00.

-Kujdesuni në mënyrë të veçantë për lëkurën e fëmijës suaj.

-Shmangni solarit në qendrat estetike. Ato rrisin mundësinë për melanomë me 75%.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat