“Është gjë e keqe”, mos përdorni assesi lëng për shpëlarje të gojës pasi t’i keni larë dhëmbët

Shëndetësia

“Është gjë e keqe”, mos përdorni assesi lëng për shpëlarje të gojës pasi t’i keni larë dhëmbët

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve shpëlajnë dhëmbët me lëng shpëlarës pas larjes, por dentistja paralajmëron se shpëlarja është e dëmshme për dhëmbët!

Lëngjet për shpëlarje të gojës nuk janë aspak të këqija, thotë dentistja Anna Peterson, duke theksuar se nuk është aspak kundër përdorimit të tyre, por nuk ju këshillon t’i përdorni pasi të keni larë dhëmbët!

Lëngu do të duhej të përdorej pas ngrënies ose para se të lani dhëmbët, prandaj këtu është arsyeja pse nuk u bën mirë dhëmbëve tuaj që t’i shpëlani me këtë lëng pas larjes.

Pasta juaj e dhëmbëve përmban rreth 1,450ppm fluor, e cila është e mjaftueshme për të mbrojtur dhëmbët tuaj nga sheqeri që hani.

Lëngu i shpëlarjes ka vetëm 220 ppm. Kur lani dhëmbët dhe më pas i shpëlani me lëng shpëlarës, në të vërtetë po shpëlani një përqendrim të lartë të fluorit me një përqendrim të ulët”, thotë dentistja, duke shtuar se kjo nuk mjafton për të mbrojtur dhëmbët nga sheqeri.

Ajo shtoi se nuk është kundër përdorimit të lëngut për shpëlarje sepse ajo vetë ua rekomandon pacientëve të saj, por thekson se jo të gjithë kanë nevojë dhe se nuk duhet ta përdorin pasi të lajnë dhëmbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat