“Covidi i zgjatur”/ Simptomat më të shpeshta dhe kush janë më të rrezikuarit

Shëndetësia

“Covidi i zgjatur”/ Simptomat më të shpeshta dhe kush janë më të rrezikuarit

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Në tetor të një viti më parë, u raportua diçka shqetësuese për Covidin – Covidi i zgjatur, term që i referohej pasojave post-Covid. Po cilat janë simptomat dhe kush janë më të rrezikuarit?

Mendohet se Covidi i zgjatur pret 5% të njerëzve që nuk shtrohen në spital dhe deri në 80% të pacientëve të shtruar në spital. Një studim i drejtuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në Long Beach, vlerësoi 366 njerëz 18 vjeç e lart që u testuan pozitivisht për Covid-19 midis 1 prillit dhe 10 dhjetorit 2020. Pacientët më pas u intervistuan të paktën 2 muaj pas testimit pozitiv.

Një e treta e pacientëve raportuan të paktën 1 simptomë 2 muaj pas infektimit. Simptomat më të zakonshme përfshinin lodhje, vështirësi në frymëmarrje dhe parosmia (humbja e nuhatjes).

Mundësia e simptomave ishte më e madhe tek gratë, njerëzit 40 vjeç e lart dhe ata me probleme shëndetësore ekzistuese.

Çfarë e shkakton Covidi-in e zgjatur? Studiuesit dyshojnë për faktorë të ndryshëm, megjithëse është e paqartë pse disa grupe kanë një shans më të madh për të zhvilluar Covidin e zgjatur.

"Mund të ketë virus të vazhdueshëm SARS-CoV-2 (shkaku i Covid-19), ose ndoshta jo virus i plotë, por pjesë të tij, diku në trup pavarësisht shërimit nga infeksioni akut (dhe madje edhe testimi negativ i Covid-19)-dhe ky virus bën që sistemi imunitar të vazhdojë të aktivizohet,” tha për Healthline Dr. Albert Shaw, një specialist i sëmundjeve infektive në Yale Medicine.

Një teori tjetër është se kur lufton koronavirusin, sistemi imunitar gjeneron gjithashtu "autoantitrupa" të cilët luftojnë proteinat normale në trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat