Pse njerëzit e vaksinuar humbin jetën nga Covid-19, s’do të thotë se vaksinat nuk janë efektive

Shëndetësia

Pse njerëzit e vaksinuar humbin jetën nga Covid-19, s’do të thotë se vaksinat nuk janë efektive

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Analistja mjekësore, dr. Leana Wen, një mjeke dhe profesoreshë e politikave dhe menaxhimit shëndetësor në Shkollën e Shëndetit Publik, instituti Milken, universiteti George Washington, SHBA, në një intervistë me CNN, shpjegon paqartësi që njerëzit mund të kenë ende në lidhje me vaksinën.

Pyetjes "Kur shohim njerëz të vaksinuar që vdesin nga Covid-19, si mund të na thoni se vaksinat ia vlejnë të merren?", ajo iu përgjigj:

"Ne duhet të fillojmë me shkencën dhe atë që tregon hulumtimi. Vaksinat Covid-19 janë jashtëzakonisht efektive në parandalimin e sëmundjeve dhe veçanërisht sëmundjeve të rënda. Të dhënat më të fundit nga CDC tregojnë se ato zvogëlojnë gjasat e testimit pozitiv për Covid-19 me gjashtë herë dhe gjasat e vdekjes me 11 herë. Kjo do të thotë që nëse jeni të vaksinuar, keni gjashtë herë më pak të ngjarë të infektoheni me Covid-19 sesa dikush që nuk është i vaksinuar. Dhe 11 herë më pak të ngjarë të vdisni nga Covid-19 në krahasim me një person të pavaksinuar. Sidoqoftë, vaksinat Covid-19 nuk ju mbrojnë 100%. Asnjë vaksinë nuk e bën. Kjo nuk do të thotë që vaksina nuk funksionon, ose se nuk duhet ta merrni."

Dr. Lean thotë se do t'u kërkonte atyre që nuk besojnë se vaksina është efektive, të mendonin për aspekte të tjera të mjekësisë.

"Le të themi se dikush ka sëmundje të zemrës. Ekzistojnë ilaçe për të trajtuar sëmundjet e zemrës, por ato nuk janë 100% efektive - asgjë nuk është. A do të thotë kjo ilaçet e zemrës nuk ia vlen të merren?"

Ajo shton:

"Ose le të përdorim një shembull parandalimi. Le të themi se dikush ha shëndetshëm dhe stërvitet, por vuan nga tensioni dhe diabet. A do të thotë kjo se duhet lënë regjimi i shëndetshëm dhe stërvitja? Pra, ju mund të ndërmerrni gjithë hapat për të parandaluar një sëmundje, por ndonjëherë ju prap sëmureni."

Përfundimi është se vaksinat funksionojnë. Ato zvogëlojnë gjasat për t'u prekur nga sëmundjet dhe për t'u sëmurë rëndë si dhe për të vdekur. Nuk janë 100% sepse asgjë nuk është!

Pse mjekët kërkojnë vaksinim kolektiv?

Mendojeni vaksinën si një mushama shumë të mirë kundër shiut. Punon shumë mirë për t'ju mbrojtur ditë me shi. Por nëse jeni në një stuhi, dhe pastaj vjen një uragan, ka një shans shumë më të madh që të lageni. Kjo nuk do të thotë që mushama juaj nuk vlen. Do të thotë që jeni në mot të keq, dhe vetëm mushamaja nuk mund t'ju mbrojë gjithmonë. 

Nëse jeni rreth shumë viruseve, kjo rrit mundësinë tuaj për t'u infektuar. Problemi nuk është vaksina - është se ka shumë virus rreth jush. Kjo është arsyeja pse çelësi është që të vaksinohen sa më shumë njerëz. Kjo zvogëlon shkallën e përgjithshme të infeksionit dhe përfundon duken i mbrojtur të gjithë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat