Gjumi i mjaftueshëm zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Shëndetësia

Gjumi i mjaftueshëm zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara ka gjetur se personat me orar të rregullt të gjumit janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kjo për shkak se hormoni hipokretinë që ka të bëjë me gjumin, gjithashtu kontrollon sistemin e prodhimit të qelizave inflamatore, shkruan Sciencedaily.

Edhe më parë është besuar se gjumi i mjaftueshëm është çelësi i shëndetit të mirë.

Mirëpo tani është vërtetuar se mungesa e gjumit apo gjumi i çrregullt mund të rezultojë në probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë edhe sëmundjet kardiovaskulare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat