Janë shumë të shëndetshme dhe ndihmojnë nëse foshnja ka kapsllëk

Shëndetësia

Janë shumë të shëndetshme dhe ndihmojnë nëse foshnja ka kapsllëk

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Jepni foshnjës suaj këtë qull, ajo do të jetë e kënaqur!

Kumbullat e thata janë shumë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina dhe beta karoten.

Përmirësojnë shëndetin e të gjithë organizmit, por veprojnë shumë mirë edhe te kapsllëku.

Janë shumë të mira edhe për foshnjat dhe do të ishte mirë t’i përfshini në ushqimin e më të vegjëlve.

Ju sugjerojmë dy lloje qullësh që do t’i adhurojë bebja:

Qull me kumbullat e thata dhe qull molle

Nevojiten:

– 4 mollë,
– 10 kumbulla të thata.

Përgatitja:

Pastroni mollët, pritni dhe vendosni bashkë me kumbullat që të zihen.

Le të zihen 8 minua. Kur të ftohet, në blender, bashkë me ujin, bëni qull të hollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat