6 gjëra që ju shkaktojnë dhimbje të shtuar gjatë periodave

Shëndetësia

6 gjëra që ju shkaktojnë dhimbje të shtuar gjatë periodave

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

1. Duhani

Duhanpirja ka lidhje me shtimin e rritjes së dhimbjeve gjatë ditëve të periodave, për shkak se redukton nivelet e oksigjenit. 

2. Ushqimet e kripura

E dimë që nuk do të donit ta shihnit këtë tek kjo listë, por s'i shpëtoni dot. Patatinat dhe akullorja bëjnë dyshen perfekte kur jeni në ato ditët e muajit, por kripa s'ju ndihmon. Eshtë më mirë ta shmangni gjatë ditëve të periodave, nëse s'doni dhimbje të shtuara. 

3. Mungesa e gjumit

Temperatura e trupit rritet kur jeni në ditët e ciklit, që do të thotë se mund të ndjeni një nxehtësi të brendshme, mund të ndiheni jo-rehat dhe e keni më të vështirë të flini, por kjo ju penalizon. Mungesa e gjumit ju bën të ndjeni edhe më shumë krizat e barkut dhe për më tepër shkakton zgjatje të periodave. 

E mira është që sidomos gjatë atyre ditëve, gjumi të jetë prioriteti juaj. 

4. Sheqeri

Fruktoza- lloji i sheqerit që zakonisht gjendet tek frutat si dhe tek ushqimet e procesuara, është më e vështirë tek disa trupa për t'u tretur, krahasuar me disa të tjerë. Sheqernat mund të shkaktojnë fryrje, rrisin inflamacionin dhe si rezultat ju do t'i keni më shumë të ndjeshme krizat e barkut. 

5. Kafeina

Reduktojeni kapuçinon gjatë ditëve të ciklit. Edhe kafeina lidhet gjithashtu me fryrjen dhe inflamacionet.

6. Stresi

Fakt është që stresi i përkeqëson periodat. Disa studime kanë arritur në përfundimin se stresi lidhet me dhimbje të shtuar të ciklit. Aq më tepër nëse gjatë atyre ditëve shqetësimi juaj është rritur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat