Shporta e dimrit kushton vetëm 480 lekë, perimet që nuk duhet t’ju mungojnë në kohën e ftohtë

Shëndetësia

Shporta e dimrit kushton vetëm 480 lekë, perimet që nuk duhet t’ju mungojnë në kohën e ftohtë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 09:33
Ilustrim

Blogerja e njohur e ushqimit, Mirela Andoni, ka treguar pasditen e sotme cilat janë produktet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës në stinën e dimrit.

Nga programi “Rudina”, Andoni ndau me të gjithë disa përbërës specifikë që duhet të na shoqërojnë në menunë e dimrit. Këta përbërës mund të jenë të kombinueshëm së bashku, ose mund të gatuhen më vete duke dhënë receta mjaft të shijshme.

5 perime që mund t’i kombinojmë ne menunë e kësaj stine.

“Sot kam zgjedhur që të sjell nga shporta e dimrit 5 perime. Le të themi 6 se lulelakër dhe brokoli i kam vendosur bashkë duke qenë se ngjasojnë edhe nga forma. Është lulelakër, presh, spinaq, panxhar i kuq, karotë dhe lakër. Kam zgjedhur lakrën e kuqe. Mendoj se këto janë perime që nuk duhet të mungojnë në tryezën e dimrit, me këtë shportë që ka kushtuar vetëm 480 lekë. Mund të gatuajmë receta shumë të mira dhe të blesh produkte të stinës kushton më pak, janë më të mira, mbështesim fermërët dhe biznesin vendas, të cilët i kultovojnë dhe i sjellin në dyqanet dhe në tregjet tona dhe mendoj që vetë natyra e ka bërë sistemin e tillë që ne t’i përdorim benefitet, vlerat e tyre ushqimore për të përballuar të ftohtin, dimrin, virozat. Vetë natyra është një rregulluese shumë e mirë e vetë Tokës, njerëzve dhe vetë ushqimit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat