Largon pikat e zeza dhe pastron poret, ky trajtim shtëpiak do t’ju befasojë me rezultatin

Shëndetësia

Largon pikat e zeza dhe pastron poret, ky trajtim shtëpiak do t’ju befasojë me rezultatin

Më: 28 janar 2022 Në ora: 06:23
Ilustrim

Nëse nuk i pastroni poret e bllokuara, ato shkaktojnë puçrra, ndaj është e nevojshme t’i pastroni herë pas here.

Nuk është e nevojshme të vizitoni një sallon bukurie për të bërë këtë trajtim, ju mund ta pastroni fytyrën në shtëpi në nivel profesional dhe do të jeni të kënaqur me rezultatin.

Provoni këtë trajtim për pastrimin e fytyrës në shtëpi. Pastron në mënyrë perfekte poret, freskon lëkurën e fytyrës dhe largon pikat e zeza.

Në një enë të vogël zieni ujin rreth 200 ml dhe shtoni 1-2 lugë lule të thata kamomili. Mbuloni kokën me një peshqir dhe lini që avulli të depërtojë në fytyrë për rreth 5-7 minuta.

Pasi të jenë hapur poret, aplikoni një maskë me dy lugë shkumë rroje dhe gjysmë luge çaji sode buke. Shmangi pjesët rreth syve dhe gojës. Kushtojini vëmendje të veçantë hundës dhe ballit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat