Sipas gjinekologëve këto janë arsyet pse periodat ju zgjasin 2 deri në 3 ditë

Shëndetësia

Sipas gjinekologëve këto janë arsyet pse periodat ju zgjasin 2 deri në 3 ditë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 06:47
Ilustrim

Është normale që periodat të zgjasin pak (sidomos n.q.s ka qenë gjithmonë kështu që në filli), por nëse vini re krej papritur ndryshime në sasi, ngjyrë dhe kohëzgjatje bëni mirë të mos e neglizhoni këtë gjë. Më poshtë  gjeni disa nga arsyet më kryesore përse periodat krejt papritur ju zgjasin 2-3 ditë.

Keni ndryshuar pilulat për kontrollin e lindjeve: Nëse vëreni ndryshime në ciklin menstrual, duhet të kontrolloni fillimisht metodat që po përdorni për kontrollin e lindjeve. Ato mund të ndryshojnë kohëzgjatjen e ciklit, sidomos pilulat apo pajisja intrauterine kontraceptive(implanti) mund të shkaktojnë shkurtim të periodave.

Sindroma e vezores policistike: Sindroma e vezores policistike është një gjendje shëndetësore, ku gratë prodhojnë nivele të larta të hormoneve mashkullore, që mund të tejkalojnë ovulacionin. Gratë me sindromën e vezores policistike mund të kenë çrregullime të ciklit. Ato mund të kenë gjithashtu disa muaj që nuk iu ka ardhur cikli menstrual, kjo si pasojë e nivele të çrregullta të hormoneve. Personat që vuajnë nga sindroma e vezores policistike zhvillojnë kiste në vezore, akne, obezitet dhe rrezikohen nga infertiliteti.

Po ushqeni fëmijën me gji: Shumë gra që po ushqejnë fëmijën me gji kanë mungesë të menstruacioneve. Ushqyerja me gji mund të vonojë ovulacionin për gati 18 muaj. Cikli normal do të fillojë vetëm kur ndaloni ose i jepni më pak gji fëmijës.Megjithatë, edhe në këtë rast, cikli do të zgjasë më pak për shkak të luhatjes së hormoneve.

Keni probleme me tiroiden: Mund të duket e çuditshme, por tiroidja mund të ndikojë në ciklin menstrual. Gjendra e tiroides, ashtu si edhe hormonet që rregullojnë ovulacionin dhe ciklin menstrual, drejtohen nga aksi i hipofizës-hipotalamusit në tru. Nëse një aspekt i këtij aksi prishet, e njëjta gjë ndodh edhe me aspektet e tjera. Simptoma të tjera të problemeve me tiroiden janë: ndryshimet në peshë dhe oreks, rrahje të shpejta zemre, ndjesi ankthi, rënie të flokëve etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat