Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk flini mirë

Shëndetësia

Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk flini mirë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 12:41
Ilustrim

Cilësia dhe sasia e gjumit ndikon drejtpërdrejt në trupin tonë. Nga funksionimi ynë i përditshëm, disponimi, shëndeti i zemrës, gjumi luan një rol kritik në mirëqenien tonë.

Një nga efektet më pak të njohura të gjumit është mënyra se si ndikon në sistemin imunitar, i cili është përgjegjës për luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve.

Gjumi i mirë mund ta mbajë sistemin imunitar të fortë dhe të shëndetshëm.

Nga ana tjetër, gjumi i dobët, mund të jetë i dëmshëm duke iu bërë më të prirur për t’u sëmurë. Sa rrezik kemi kur nuk flemë? Sipas një studimi të fundit, pesë orë ose më pak në natë rrit rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet me 15%.

Në fakt, një në tre të rritur nuk fle mjaftueshëm, sipas CDC, gjë që i vë ata në rrezik të shtuar të zhvillimit të kushteve kronike si obeziteti, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Të kuptuarit e marrëdhënies midis gjumit dhe shëndetit imunitar është thelbësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat