Si të kujdesemi për gjoksin gjatë shtatzënisë dhe ta rikthejmë në formë pas gjidhënies

Shëndetësia

Si të kujdesemi për gjoksin gjatë shtatzënisë dhe ta rikthejmë në formë pas gjidhënies

Më: 28 mars 2022 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Gjatë shtatzënisë, të gjitha gratë pësojnë një rritje natyrale të gjinjve. Por, nëse nuk tregohet kujdes që në muajt e parë të pritjes, gjoksi mund të ëspjë ndryshime të padëshirueshme deri në fund të gjidhënies.

Shtatzënia i jep të gjithëve një dekolte të lakmueshme, por bëni kujdes që të mos bëni gabimin që të mbështeteni në dafinat tuaja. Sepse, nëse nuk merren masa që në muajt e parë të pritjes, rreziku për ta gjetur veten pas lindjes dhe sidomos në fund të gjidhënies me gji të zbrazur është i lartë! Prandaj, nuk duhet të harrohen zakonet e mira të përditshme dhe përdorimi i kozmetikës cilësore, efektive dhe të sigurta, të cilat realisht mund të bëjnë dallimin mes "para" dhe "pas".

Kujdes për gjinjtë gjatë shtatzënisë?

Ndryshimet nisin që në ditët e para të shtatzënisë. Nëse normalisht dekolteja neglizhohet shpesh në rutinën e përditshme, tani kjo gjë nuk duhet të ndodhë më.

Pastrimi delikat: gjesti i parë i bukurisë është një pastrim i butë, në mëngjes dhe në mbrëmje, që duhet të kryhet me një pastrues delikat jo shumë të ashpër për lëkurën, e cila për nga natyra e saj është e hollë dhe e brishtë në atë zonë. Prandaj, është i ndaluar përdorimi i xhelave të dushit, sapunëve dhe detergjenteve të tjerë agresivë që heqin shtresën hidrolipidike të sipërfaqes mbrojtëse, duke e lënë lëkurën e gjirit të thatë. Kushtojini vëmendje edhe ujit shumë të nxehtë, i cili nxit humbjen e tonifikimit: idealja është përdorimi i ujit të vakët dhe një pastrues me një formulë delikate të pasuruar me agjentë hidratues, qetësues dhe zbutës më përbërës bimorë.

Sfungjeri tonifikues: që nga muaji i dytë, një gjest i thjeshtë por efektiv mund të programohet çdo ditë për të mbajtur gjinjtë të tonifikuar. Mjafton të merrni një sfungjer të butë (ose doreza) dhe bëni një sfungjerim alternativ, të nxehtë dhe të ftohtë, në gjoks dhe në të gjithë zonën e dekoltesë. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës aktivizon qarkullimin dhe funksionon si një lloj gjimnastike pasive, e aftë për të oksigjenuar zonën. Megjithatë, është e rëndësishme të lani gjithmonë sfungjerin ose dorezat me ujë të ngrohtë dhe sapun neutral në fund dhe t'i lini të thahen në ajër për të mos lejuar që ato të bëhen një terren pjellor për mikrobet dhe bakteret që irritojnë lëkurën, e cila është edhe më e brishtë gjatë shtatzënisë.

Hidratim intensiv: me kalimin e javëve streset hormonale janë më të pranishme dhe çojnë në rritjen e volumit të gjinjve. Prandaj, në mënyrë që lëkura të mbetet elastike dhe kompakte pavarësisht se i nënshtrohet stresit të fortë, është thelbësore që ta hidratoni dhe ushqeni çdo ditë, duke shmangur kështu rrezikun e strijave dhe varjes. Hidratuesi i zakonshëm për trupin mund të jetë i mirë në fillim të shtatzënisë, por më pas është më mirë të kalohet në një formulë specifike për gjoksin, të aplikohet një herë në ditë, më mirë pas sfungjerimit, sepse depërton thellë, duke përshkruar me pëllëmbë të dorës disa herë një “tetë” mes gjinjve.

Si të zgjidhni reçipetat gjatë shtatzënisë?

Rritja e gjirit bëhet gjithnjë e më e rëndësishme dhe kjo nënkupton nevojën për t'u kujdesur për të me vëmendje edhe më të madhe. Sa më shumë të jetë e mbushur dekolteja, aq më shumë është e nevojshme ta parandaloni varjen, për shkak të efektit të gravitetit që e tërheq atë poshtë. Prandaj duhet zgjedhur me kujdes modeli i reçipetave: materiali ideal është pambuku që lejon transpirimin e saktë të lëkurës; rripat e shpatullave duhet të jenë të gjera dhe të rregullueshme në mënyrë që të shpërndahet pesha në mënyrë korrekte, duke shmangur shënjimin e lëkurës; mbyllja duhet të jetë e rregullueshme për t'u përshtatur më së miri me ndryshimet e volumit, të cilat nga ky moment bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Reçipetat me tela të poshtme duhen shmangur pasi mund të jenë të bezdisshme dhe preferoni modelet me brez të lartë poshtë kupave që i mban pa i ngjeshur.

Kur fillojnë të shfaqen strijat në shtatzëni?

Rritja e shpejtë e vëllimit të gjoksit mund të çojë në shfaqjen e strijave të vogla. Kjo është koha e duhur për t'i kuruar, duke qenë se kur vijat janë ende të kuqe, dhe për rrjedhojë "të freskëta", ato kanë më shumë mundësi për t'u zhdukur në krahasim me kohën kur janë bërë të bardha të tejdukshme, që janë më të vështira për t'u eliminuar sepse fraktura është konsoliduar. Trajtimet specifike përmbajnë një përqindje të lartë të vajrave bimore ushqyese dhe substancave të tjera me origjinë bimore që forcojnë fibrat elastike dhe aktivizojnë prodhimin e tyre: ato duhet të aplikohen një ose dy herë në ditë.

Kur të filloni të mbani kremin e thithkave në shtatzëni?

Në tremujorin e tretë, vëmendja është tashmë tek fëmija që do të lindë. Por ka ende kohë për t'u kujdesur për veten dhe gjoksin tuaj, në mënyrë të veçantë.

Zbutni thithkën: është koha e duhur për të filluar përgatitjen e saj për ushqyerjen me gji. Për ta mbajtur të butë dhe më pas për të shmangur shfaqjen e çarjeve, është e rëndësishme ta ushqeni çdo ditë me disa pika vaj bajame të ëmbël ose me një produkt specifik. Kremrat, vajrat dhe trajtimet e tjera për dekoltenë duhet të shmangen në zonën e thithkës, sepse sado delikate, nuk përshtatet me një pikë që është krijuar kaq e brishtë.

Si të ruani gjinjtë gjatë ushqyerjes me gji?

Pas lindjes së foshnjës, koha që nënat kanë në dispozicion zvogëlohet në mënyrë dramatike. Megjithatë, nuk duhet harruar se dekolteja tani po kalon fazën më kritike: streset e vazhdueshme për shkak të tendosjes dhe shtrirjes, duke ndjekur ritmet e të ushqyerit, mund të rrezikojnë elasticitetin e indeve dhe të favorizojnë shfaqjen e strijave. Ju mund të kujdeseni për gjinjtë edhe një herë në ditë, përderisa zgjidhni një produkt me përqendrim të lartë me bazë përbërësish aktivë ushqyes dhe forcues për t'u aplikuar gjithmonë në intervale kohere larg ushqyerjes, për të shmangur bezdisjen e foshnjës. Edhe nëse përdorni vaj bajame të ëmbël, duhet të ndiqni të njëjtën masë paraprake.

Si të riktheni tonifikimin e gjirit pas gjidhënies?

Është koha për të bërë një analizë të situatës për të zgjedhur trajtimin më të përshtatshëm. Nëse gjidhënia e ka "zbrazur", është e mundur të drejtoheni në formulime voluminoze që "imitojnë" efektin e lipofilling (trajtim i mjekësisë estetike që rikthen vëllimin me injeksione yndyre të marra nga vetë pacienti) me substanca të afta për të aktivizuar sintezën e yndyrës në mënyrë natyrale, pa ndërhyrë në prodhimin e hormoneve. Nëse, nga ana tjetër, problemi kryesor është humbja e ndjeshme e tonifkimit, mund të vijnë në ndihmë formulimet forcuese të bazuara në përbërës aktivë si vajrat vegjetalë, vitaminat, peptidet, qelizat burimore bimore që e bëjnë indin më kompakt dhe rezistent. Dy lloje të ndryshme trajtimesh mund të kombinohen, duke aplikuar një në mëngjes dhe një në mbrëmje për një veprim të plotë rimodelimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat