Ekspertët tregojnë sa vezë duhet të konsumoni në ditë dhe sëmundjet nga të cilat do shpëtoni

Shëndetësia

Ekspertët tregojnë sa vezë duhet të konsumoni në ditë dhe sëmundjet nga të cilat do shpëtoni

Më: 24 prill 2022 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara. A e keni pyetur veten se cila vezë është më e vyera dhe sa vezë është mirë të konsumoni në ditë?

Rezultatet e studimeve të fundit mbi dobitë shëndetësore të vezëve të pulave. Rezulton që 2-3 vezë është doza optimale ditore. Akoma më mirë nëse këto vezë janë me Omega 3, e cila konsiderohet sot në botë super-veza e shëndetit të mirë.

Veza me Omega 3 konsiderohet veza që mbron zemrën dhe ushqen trurin. Më poshtë do të gjeni një listë të të mirave që i vijnë organizmin dhe shëndetit nga konsumimi i dy vezëve në ditë. Truri gjendet nën mbrojtjen e kolinës. Është provuar se kolina, kjo vitaminë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtimor i trurit. Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës çon në rënien e kujtesës. Shikimi ruhet falë luteinës

Vezët e pulave janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syrit dëmtohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

Vitamina D ndihmon për të absorbuar kalcium. Nëse i ofroni një personi të zgjedhë nëse do të pijë një lugë vaji peshku ose të konsumojë një vezë e zier, gjasat janë të preferojë këtë të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat