A mundet që konsumi i tepërt i sheqerit të shkaktojë migrenë?

Shëndetësia

A mundet që konsumi i tepërt i sheqerit të shkaktojë migrenë?

Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Marrja e sasive të mëdha të sheqerit mund të çojë në simptoma të ndryshme. Konsumimi i sheqerit është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, megjithatë shumica prej nesh nuk e kuptojnë se sa i dëmshëm mund të jetë konsumi i tepërt i sheqerit.

Migrena dhe dhimbja e kokës mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh, por mund të ndodhë dhe nga mungesa e magnezit, dehidratimi, stresi apo dhe nga konsumi i tepërt i sasisë së sheqerit. Kjo e fundit bën që të rritet niveli i sheqerit në gjak, gjë e cila shkakton dhimbje koke, veçanërisht pas ngrënies.

Migrena është gjithashtu shumë e zakonshme te njerëzit që vuajnë nga diabeti. Njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të kenë një regjim të rregullt ushqimor dhe të bëjnë një gjumë të qetë rreth 6-8 orë.

Sasia e reduktuar e sheqerit në gjak si pasojë e shmangies së vakteve mund të aktivizojë migrenën. Gjithashtu konsumimi i një sasie të madhe sheqeri shkakton një kulm dhe më pas një rënie të sheqerit.

Prandaj është e rëndësishme të balanconi sheqerin e lartë në gjak duke:

Reduktuar marrjen e sheqerit;

Ngrënë fruta në vend të ëmbëlsirave;

Konsumuar fibra në çdo vakt;

Ngrënë ushqime të shëndetshme në vend të ëmbëlsirave;

Ngrënë ushqime me proteina;

Pirë shumë ujë gjatë ditës për të evituar dehidratimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat