Ju jep energji dhe rrit bukurinë tuaj, specialistët e të ushqyerit sigurojnë përfitimet nga kafeja

Shëndetësia

Ju jep energji dhe rrit bukurinë tuaj, specialistët e të ushqyerit sigurojnë përfitimet nga kafeja

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Sipas Nora Tobin, trajnere i përmirësimit të performancës, specialiste e ushqyerjes dhe CEO e kafesë “Nora’s Naturals”, nëse po e mbani kafenë në dollap dhe po e pini kur keni nevojë në mëngjes, po bëni gabim!

Tobin garanton se kafeja mund të rrisë bukurinë tuaj natyrore dhe ka tre përfitime thelbësore.

“Kafja cilësore mund të luajë një rol në riparimin e qelizave, prodhimin e kolagjenit dhe uljen e inflamacionit”, thotë ekspertja.

“Vitamina B3 (niacin) dhe acidi klorogjenik i pranishëm në kafe mund të ndihmojë në reduktimin e hiperpigmentimit dhe mund të ndihmojë në uljen e shfaqjes së njollave të diellit, skuqjes dhe vijave të holla.”

Nutricionistja madje u sugjeron njerëzve që të përdorin llumin e kafesë në një pastrim trupi.

“Llumi i kafesë mund të reduktojë celulitin duke qetësuar enët e gjakut nën lëkurë,” tha Tobin.

“Një skrab kafeje eksfolon qelizat e vdekura të lëkurës, duke e lëmuar lëkurën dhe duke siguruar një pamje të barabartë. Polifenolet në kafe ndihmojnë në qarkullimin qelizor dhe mbrojtjen e imunitetit.”

Sipas Nora Tobin, ka tre mënyra se si kafeja mund të rrisë bukurinë tuaj.

Trajtimi i akneve

A e dini se antioksidantët, stimuluesit dhe acidet klorogjenike që gjenden në kafe janë të lidhura me përmirësimin e cilësisë së lëkurës? Bërja e një pastrimi të fytyrës me kafe mund të ndihmojë në zhbllokimin e poreve që janë acaruar, duke çuar në inflamacion.

Zvogëloni rrathët e errët

Askush nuk dëshiron të ketë rrathë të errët poshtë syve; kafeja mund të ndihmojë potencialisht. Ajo që duhet të bëni është të përzieni një lugë kafeje pluhur me një lugë çaji mjaltë. Më pas do të shtoni disa pika vaj të vitaminës E në përzierje. Më pas aplikojeni këtë përzierje nën sytë tuaj me kujdes dhe shpëlajeni pas 15 minutash.

Reduktimi i celulitit

A e dini se kafeina ka veti që mund të zgjerojë enët e gjakut, duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe duke e bërë lëkurën të kthehet në një gjendje më rinore? Duke aplikuar një skrab kafeje në lëkurë, mund të rezultojë të arrini në një lëkurë me shkëlqim. Ashtu si aroma e kafesë mund të zgjojë mendjen tuaj në mëngjes, një skrab me kafe mund të bëjë të njëjtën gjë për trupin tuaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat