Aknet në këto zona të trupit po ju thonë të ndryshoni diçka nga stili i jetës që bëni

Shëndetësia

Aknet në këto zona të trupit po ju thonë të ndryshoni diçka nga stili i jetës që bëni

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Ndonjëherë aknet janë tregues shumë i mirë i asaj çfarë po ndodh brenda trupit tuaj. Janë sinjale që trupi jep për të treguar ç'probleme me shëndetin mund të keni, ndonëse në shumicën e rasteve shkaktohen si pasojë e zakoneve të përditshme të stilit të jetës që mund të ndryshohen nëse duam. Për ta bërë këtë, duhet të dimë fillimisht çfarë tregojnë aknet në pjesë specifike të trupit.

1. Rreth gojës

Nëse keni akne rreth pjesës së gojës kjo ndodh sepse zona mund të jetë e acaruar, ose vazhdimisht në kontakt me telefonin apo objekte të tjera që janë burime mikrobesh. Produkte të ndryshme kozmetike gjithashtu mund të jenë shkaku i krijimit të akneve aty. Gjenetika apo disbalanca hormonale nuk përjashtohen gjithashtu. 

2. Në hundë

Hunda është një nga zonat e cila preket më shumë nga aknet. Kjo sepse aty poret janë më të mëdha dhe është më e lehtë për papastërtitë të mblidhen rreth hundës, duke krijuar kështu akne. Përveç kësaj, lëkura rreth hundës është më e yndyrshme gjë që e bën më të ndjeshme ndaj akneve. Gjithsesi, aknet në hundë mund të krijohen gjithashtu nga dieta ushqimore, stresi apo medikamente të caktuara. Higjena e dobët është gjithashtu shkak për formimin e tyre.

3. Në ballë

Arsyeja është e njëjtë edhe për këtë zonë të fytyrës! Prodhimi i lartë i yndyrës, bëhet shkak i krijimit të akneve, por ndonjëherë është e vështirë të kuptohet pse ndodh. Në fakt, janë flokët ato që shkaktojnë aknet në ballë. Nëse nuk i lani sa duhet apo nëse qëndrojnë të yndyrshme për shumë gjatë, poret në ballë bllokohen dhe papastërtitë dalin në formë aknesh. Xhelrat apo vajrat e ndryshëm bëhen gjithashtu shkak për krijimin e puçrrave.

4. Mjekra dhe qafa

Në këtë zonë, aknet tregojnë për një disbalancë hormonale dhe zakonisht shfaqen para ciklit menstrual. Ose nëse jeni duke marrë medikamente si kontraceptivë.

5. Në mollëza

Në këtë zonë, aknet janë problem i të gjithëve sepse të gjithë përdorim telefonin! Fytyra preket shpesh dhe duke i shtuar kësaj edhe kontaktin me celularin, aknet në këtë zonë bëhen diçka e zakonshme. 

6. Në shpinë

Aknet këtu mund të krijohen si pasojë e një alergjie të krijuar nga kremrat e trupit, mbrojtësit të diellit apo depilimit. Kombinimi i djerësës me produktet shton toksinat në shpinë, prandaj është kaq i rëndësishëm dushi i trupit pas çdo aktiviteti. Stresi është gjithashtu një tjetër shkak. 

7. Në këmbë

Veshjet e ngushta acarojnë lëkurën duke mos e lënë të marrë frymë lirshëm, prandaj bëni kujdes. Gjithashtu locionet e ndryshme që përdorni mund të krijojnë akne të vogla në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat