Shkaqet e infeksioneve urinare tek femrat dhe receta natyrale për kurimin e tyre

Shëndetësia

Shkaqet e infeksioneve urinare tek femrat dhe receta natyrale për kurimin e tyre

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Në kuzhinën e gjithsecilit prej nesh fshihen produkte të vogla, por që bëjnë mrekulli të mëdha. Një prej tyre është edhe soda e bukës. Në këtë artikull do ju njohim me një recetë të shpejtë dhe efektive kundër infeksionit urinar.

Ju duhen 1 lugë gjellë sodë buke dhe 200 ml ujë. Tresni sodën në ujë dhe përziejeni vazhdimisht derisa të lidhen. Pijeni këtë pije dy herë në ditë për tre ditë rresht. Infeksioni urinar do të zhduket brenda pak ditësh. Ndërkaq, ju mund të zieni kamomil dhe të shpëlani zonën intime gjatë këtyre 3 ditëve, sa herë të urinoni. E garantuar që kështu do të zhdukni infeksionin urinar pa ilaçe, pasi e luftoni si brenda organizmit, ashtu edhe jashtë. Ndërkaq, nuk do të keni asnjë efekt anësor, ndryshe nga ilaçet farmaceutike.

4 shkaqet e infeksioneve urinare tek femrat

1.MBAJTJA E URINES: Nëse duhet të shkoni në tualet, shkoni. Gjithçka tjetër mund të presë. Në të kundërt, bakteret mund të ngecin në traktin urinar dhe të shkaktojnë infeksione. Mbajtja e urinës për 6 orë ose më shumë rrit rrezikun për prekjen nga infeksionet urinare, duke qenë se bakteri që kalon në fshikëz ka shumë kohë për t’u zhvilluar.

2.DEHIDRATIMI: Konsumimi i shumtë i ujit nuk shuan vetëm etjen, por parandalon edhe zhvillimin e infeksioneve urinare gjatë muajve të nxehtë, kur shumica prej nesh nuk hidratohen mjaftueshëm. Kur konsumojmë shumë ujë, mund të nxjerrim jashtë bakteret që shkaktojnë infeksione urinare.

3.KONTRACEPTIVËT: Nëse ndryshoni pilulat për kontrollin e lindjes, njohur gjerësisht si kontraceptivët, ndryshimi hormonal mund të çojë në ndryshim të baktereve në vaginë, duke rritur kështu rrezikun për zhvillimin e infeksioneve urinare. Përdorimi i diafragmave dhe spermicideve rrit gjithashtu rrezikun për prekjen nga infeksionet duke qenë se pengojnë në zbrazjen e plotë të fshikëzës së urinës.

4.DIABETI I PAKONTROLLUAR: Nëse niveli i sheqerit në gjak është i lartë, sheqeri i tepërt del nëpërmjet urinës. Kjo e bën një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e baktereve dhe një situatë aspak të këndshme për ju.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat