Kujdes se mund të jetë fatale! Ky gabim në mëngjes ju rrit sheqerin në gjak

Shëndetësia

Kujdes se mund të jetë fatale! Ky gabim në mëngjes ju rrit sheqerin në gjak

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës për një arsye, dhe anashkalimi i tij mund të lidhet me probleme shëndetësore si ngadalësimi i metabolizmit dhe shtimi në peshë, madje edhe një rrezik i shtuar i diabetit të tipit 2. Vakti i mëngjesit është veçanërisht i rëndësishëm për ata që tashmë kanë diabetit.

Një vakt me pak karbohidrate dhe me shumë yndyrë është treguar se mban nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Edhe pse mëngjesi është i rëndësishëm, duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që hani dhe pini.

“Kafeina mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak për disa njerëz me diabet,” thotë dietologia Lorin Manaker.

Sipas klinikës Mayo, nëse keni diabet dhe përdorni insulinë, rreth 200 miligramë kafeinë mund të shoqërohen me nivele më të larta të sheqerit në gjak. Ata që hanë mëngjes duhet të kenë kujdes edhe për marrjen e lëngjeve.

“Lëngu është një burim i shpejtë i karbohidrateve, kështu që pirja e tij shkakton një rritje të sheqerit në gjak”, paralajmëron dietologia Sydney Green.

Lëngjet janë më të varfëra në fibra sesa i gjithë fruti në formën e tij origjinale. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, konsumimi i fibrave është thelbësor për kontrollin e sheqerit në gjak.

Zgjidhja është t’i bashkoni ato pije, nëse nuk mund të jetoni pa to, me ushqime që do të ndihmojnë në ruajtjen e sheqerit në gjak.

Ushqime të tilla përfshijnë burimet e proteinave dhe yndyrav, për shembull, vezë të fërguara mund të hani me kafe, ndërsa me lëng keni një grusht arra ose një sanduiç me gjalpë arra në bukë integrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat