Pyetjet që s’ua bëni mjekëve rreth periodave?

Shëndetësia

Pyetjet që s’ua bëni mjekëve rreth periodave?

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Në këtë artikull do t’i gjeni përgjigjet në disa nga pyetjet që rëndom vajzave iu vjen turp ta pyesin mjekun:

1. Duhet të shqetësohem nëse periodat nuk vijnë në kohën e duhur?

Përgjigja: Jo sepse të gjitha gratë janë ndryshe nga njëra tjetra. Cikli mund të jetë nga 21 në 35 ditë. Gjithashtu, një grua mund të vërej ndryshime në axhendën e saj të periodave. Një muaj vijnë më herët se zakonisht, muajin tjetër më vonë. E njëjta ndodh edhe me zgjatjen e ditëve të periodave.

2. Kur duhet t’i drejtohemi mjekut nëse kemi gjakderdhje, por nuk je me cikël?

Përgjigje: Kjo tregon se diçka nuk shkon. Mund të jetë një shtatzëni e mundshme ose një nivel i ulët i progesteronit. Vizitoni mjekun për të qenë të qetë, por kujtoni gjithashtu nëse keni pirë ndonjë pilulë emergjence. Zakonisht, në shumë femra ky ilaç shkakton hemoragji pas përdorimit.

3. A tregon hemoragjia që jam shtatzënë?

Përgjigje: Po, në shumë raste po. Mund të jeni në ditët e para të shtatzënisë, prandaj është e vështirë të përcaktohet saktë. Ajo çfarë duhet të vini re, është ngjyra ngjyra e gjakut (ajo e periodave është zakonisht e kuqe e errët), nuk ke dhimbje dhe nuk zgjat më shumë se 2 ditë.

4 Cila është lidhja mes një pilule emergjence dhe menstruacioneve false?

Përgjigje: Njerëzit mendojnë se kur nuk merrni më ilaçe kundër shtatzënisë, pas një pushimi 7 ditor, do të keni perioda normale. Në fakt, ndodh një dukuri tjetër  që quhet ‘cikli fals i menstruacioneve’.

Më pak i dhimbshëm dhe jo me shumë hemoragji. Duhen nga 6-12 muaj për të patur një cikë normal pasi hiqni dorë nga pilulat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat