Dielli – ilaçi natyral që mban larg sëmundjet

Shëndetësia

Dielli – ilaçi natyral që mban larg sëmundjet

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Dielli dhe rrezet e tij janë një ilaç natyral për shëndetin tonë dhe mirëqënien.

Ja disa përfitime që kanë rrezet e diellit te ne:

Për kockat: të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është vitamina D. Është e qartë se për të përfituar më mirë rrezet e diellit, lëkura duhet të jetë e zhveshur, prandaj ne vishemi hollë mënyrë që të ekspozojë sa më shumë lëkurë të jetë e mundur në dritë. Ndër efektet më të rëndësishme që ofron helioterapia në lëkurë, është transformimi i vitaminës D në formën aktive (D3) që është kryesore për shëndetin e lëkurën tonë. Përveç luftimit të osteoporozës, aktivizimi i vitaminës D në komponentin e tij aktiv është thelbësor për trajtimin e reaktizmit të shkaktuara nga mungesa e kësaj vitamine.

Mban larg sëmundjet: koha e mirë me diell na ofron mundësinë të zbavitemi pas një ditë pune, duke bërë një shëtitje në ajër të pastër e cila ul nivelin e stresit dhe rrit prodhimin e serotoninës. Jo vetëm që sistemi imunitar bëhet më i fortë, por përmirëson dhe humorin tonë. Ditët me diell gjithashtu na japin motiv për t’u larguar nga jeta sedentare duke u bërë aktiv për të dalë për një ecje e cila përmirëson qarkullimin e gjakut e gjithashtu na ndihmon të humbim peshë.

Nxit humorin e mirë: nxehtësia nxit ndjesi të këndshme dhe kujtime pozitive. Le të përqendrohemi në rrahjen e zemrës dhe frymëmarrjen tonë. Marrja e një momenti për t’u ulur në një stol dhe për të parë botën rreth jush bëhet një meditim i vogël ditor. Mendja zgjohet dhe kreativiteti rritet, sepse papritmas krijohet një hapësirë për të perceptuar një ndjenjë të thellë të paqes dhe mirëqenies nën rrezet e ngrohta të diellit. Dita e bukur dhe e nxehtë rizbulon brenda nesh kënaqësinë e të qëndruar në paqe dhe qetësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat