Disa frutave u hahen farat dhe lëkura, si t’i dallojmë?

Shëndetësia

Disa frutave u hahen farat dhe lëkura, si t’i dallojmë?

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Më poshtë do të mësoni mbi rastet kur lëkurat dhe farat e frutave janë me vlera dhe rastet kur janë të dëmshme.

Dilema në përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm të frutave qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre.

Përgjigja për këtë dilemë është se përfshirja e farave dhe lëkurave është e gjitha në varësi të frutit.

Në ditët e sotme me përdorimin e shumë pesticideve dhe lëndëve kimike në rritjen e frutave, konsumi i lëkurave të tyre shkakton probleme.

Më poshtë do të mësoni mbi rastet kur lëkurat dhe farat e frutave janë me vlera dhe rastet kur janë të dëmshme.

Molla

Lëkura e mollës është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe A.

Lëkura përmban fibër dhe antioksidantë, por farat nga ana tjetër shkaktojnë dhimbje stomaku në rastin më të mirë.

Farat janë helmuese dhe nëse konsumohen në sasi të mëdha mund të shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, ankth dhe të vjella.

Rrushi

Lëkura e rrushit përmban substanca të forta që parandalojnë shfaqjen e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Këto substanca bashkë me vitaminën E gjenden edhe tek farat e rrushit.

Edhe këto të fundit kanë aftësi parandaluese të kancerit, problemeve me zemrën dhe çrregullimeve të shkaktuara nga stresi oksidues.

Bajamet

Bajamet shpesh konsiderohen si fara helmuese.

Ekspertët rekomandohen se përpara konsumit, bajamet e hidhura duhen përpunuar që të humbasin helmet.

Bajamet duhet t’i nënshtrohen një nxehtësie të caktuar për të larguar çdo gjurmë helmi dhe bakteresh.

Kajsitë

Lëkura e kajsive është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe beta karotenit.

Farat e tyre nga ana tjetër nuk rekomandohen për konsum.

Qershitë

Farat e qershive janë shumë helmuese dhe nuk rekomandohen për konsum.

Qershitë vijnë nga e njëjta familje si bajamet, kajsitë, dardhat dhe pjeshkët.

Pjeshka

Lëkura e pjeshkës është e pasur me ushqyes dhe vitaminë A dhe C.

Ajo përmban antioksidantë dhe lufton inflamacionin/

Bërthama e saj nga ana tjetër është helmuese dhe e pangrënshme.

Dardha

Lëkura e dardhës përmban shumë fitoushqyes, vitaminë C dhe antioksidantë.

Farat e saj janë toksike.

Kumbulla

Lëkura e kumbullës përmban shumë beta karoten, fibër, vitaminat C, K dhe A.

Bërthama e kumbullës është toksike dhe duhet shmangur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat