Rreziku nga kanceri i lëkurës, mjekja jep këshillat: Këto shenja janë këmbanë alarmi!

Shëndetësia

Rreziku nga kanceri i lëkurës, mjekja jep këshillat: Këto shenja janë këmbanë alarmi!

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Stina e verës është shumë sfiduese për lëkurën e njeriut për shkak të temperaturave të larta, ndaj përdorimi i kremit me element mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit është i këshillueshëm për të gjitha moshat.

Mjekja Aspasia Mishtaku, e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” tha se kremi kundra diellit ka një rol thelbërsor në mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve UVA dhe UVB, që rrezikojnë kancerin e lëkurës.

Mjekja u shpreh se është shumë e rëndësishme që të kontrollohen nishanet para dhe pas stinës së verës

“Ndryshimi në formë i nishaneve, gjakderdhja që mund të jetë e vazhdueshme nga një plagë ose nishan që nuk mbyllet, është një shenjë, një këmbanë alarmi që patjetër duhet të drejtoheni tek mjeku”, thotë ajo në “Panorama e Mëngjesit”.

Mjekja Aspasia Mishtaku: “Dua t’i jap rëndësi stinës që po na vjen dhe që do jetë shumë sfiduese për lëkurën tonë, mbrojtjes me krem me faktorë mbrojtës kundra diellit, të cilit po i jepet rëndësia e duhur së fundmi.

Ka një rol thelbësor në mbrojtjen tonë nga rrezet e dëmshme të diellit UVA dhe UVB, që shkojnë drejt qelizave tona të lëkurës, denatyrojnë fijet e kolagjenit, elastinës dhe patjetër mund të na çojnë drejt kancerit të lëkurës.

Shumë e rëndësishme të bëjmë check-up dermatologjike të nishaneve përpara sezonit të verës dhe pas sezonit të verës, të kontrollohen nishanet sepse jo rrallë herë ka ndodhur që ato janë në vende që syri i njeriut nuk i kap dhe vetëm dermatologu, është i aftë për të përcaktuar gjithë ndryshimet që mund të kenë ndodhur, të cilat mund të mos jenë të kapshme edhe me sy të lirë, si psh ndryshimi në formë i nishaneve, gjakderdhja që mund të jetë e vazhdueshme nga një plagë ose nishan që nuk mbyllet. Është një shenjë, një këmbanë alarmi që patjetër duhet të drejtoheni tek mjeku.

Simptomat janë nga më të ndryshmet. Këmbana e alarmit janë nishanet, të kenë shumë kujdes.

Të bëjnë kontrolle të vazhdueshme për të parë nëse ka irritim, gjak.

Kushtet atmosferike nuk janë njësoj me ato të disa viteve më para. Rrezatimi sot është shumë herë më i rrezikshëm, jo vetëm ne si mjek themi vazhdimisht që duhet të mbrohemi me krem kundra diellit, të aplikohet më shumë se 1 herë në ditë, madje çdo 2 orë.

Sezoni veror është sfidues për lëkurën, dy këshilla që të gjithë: Të jemi të hidratuar, të pimë ujë, të dëgjojmë nevojat e trupit tonë dhe të mbrohemi e kujdesemi shumë ndaj rrezeve të diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat