Nga problemet e zemrës te kapsllëku, këto janë arsyet pse mjekët ju rekomandojmë të hani 1 grusht luleshtrydhe çdo ditë

Shëndetësia

Nga problemet e zemrës te kapsllëku, këto janë arsyet pse mjekët ju rekomandojmë të hani 1 grusht luleshtrydhe çdo ditë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Prej disa javësh në stendat e dyqaneve apo në tregun e fshatarëve kanë zëne vend një ndër frutat më të shijshme që ekzistojnë, luleshtrydhet. Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet të jenë frutat më të pëlqyera jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve. Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t‘i ndajmë kurrë nga tavolina.

Luleshtrydhet kanë veti diuretike, anti-inflamatore dhe dhe veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Luleshtrydhja ka në përmbajtjene saj sasi të lartë të vitaminës C. Por përveç citaminës C, ky frut është shumë i pasur me acid folik, magnez, potasium, vitamina B5 dhe B6, magnez, roflavinë, flavonoide dhe shumë antioksidantë. Mendohet se sa më shumë e kuqe të jetë luelshtrydhja, aq më i lartë është numri i antioksidantëve i përqëndruar në të.

1. Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare: Luleshtrydhet përmbajnë një lloj antioksidanti, të quajtur antocianinë, që mbron zemrën dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Konsumimi i një grushti me luleshtrydhe çdo ditë ul tensionin e lartë të gjakut, kolesterolin e keq dhe trigleceridet, rrit elasticitetin e arterieve dhe redukton mundësinë e përjetimit të një infarkti miokardiak.

2. Hidratojnë lëkurën: Luleshtrydhja ka në përmbajtjen e saj thuajse 92% ujë, çka e bën një ndër frutat më të këshillueshme nqs keni probleme me dehidratimin gjatë stinës së verës. Përmbajnë minerale të rëndësishme që rregullojnë sasinë e elektroliteve në trup dhe luftojnë humbjen e lëngjeve.

3. Përmirësiojnë gjendjen e humorit: Vitamina B1 e gjendur tek luleshtrydhet, njohur ndryshe si ushqimi i preferuar i sistemit nervor, përmirëson gjendjen e humorit dhe enrvozimin.

4. Luftojnë plakjen e parakohshme: Luleshtrydhet luftojnë plakjen e parakohshme dhe balancojnë çrregullimet hormonale në lëkurë. Mund t’i përdorni në maska të ndryshme, por edhe duke i konsumuar çdo ditë do të mund të keni një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

5. Luftojnë kapsllëkun: Luleshtrydhet përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave të tretshme që së bashku me ujin, lehtësojnë tretjen dhe eleminojnë bakteret e toksinat në traktin digjestiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat