Studim: Të flesh me roleta të hapura, rrit rrezikun e sulmit në tru ose zemër për 40%

Shëndetësia

Studim: Të flesh me roleta të hapura, rrit rrezikun e sulmit në tru ose zemër për 40%

Më: 26 mars 2024 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Fjetja me perde të hapura mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru deri në 43 për qind, sugjeron një studim.

Dritat e rrugës dhe ndotja e dritës nga trafiku ndërhyjnë në ciklin natyral të gjumit-zgjimit të trupit dhe mos marrja e pushimit të mjaftueshëm cilësor ngarkon zemrën dhe organet e tjera.

Studiuesit në Kinë siç shkruan daily mail, e bënë zbulimin pasi krahasuan të dhënat nga mijëra njerëz.

Dr Jain-Bing Wang, një ekspert i shëndetit publik i përfshirë në punim, tha: “Studimi ynë sugjeron se nivelet më të larta të ekspozimit ndaj dritës artificiale të jashtme gjatë natës mund të jenë një faktor rreziku për sëmundjen cerebrovaskulare”.

“Prandaj, ne këshillojmë njerëzit, veçanërisht ata që jetojnë në zonat urbane, të marrin në konsideratë reduktimin e atij ekspozimi për të mbrojtur veten nga ndikimi i tij i mundshëm i dëmshëm”.

Shumë njerëz po i mbajnë roletat të hapura gjatë natës mes një trendi të ri të shëndetit që inkurajon njerëzit të ‘zgjohen me diellin’.

Por shkencëtarët paralajmërojnë se rreth 80 për qind e popullsisë së botës tashmë jeton në zona të ndotura nga drita – gjë që mund t’i bëjë ata të luftojnë për të fjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat