Dieta ideale për një lëkurë fytyre perfekte

Shëndetësia

Dieta ideale për një lëkurë fytyre perfekte

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 08:32
ilustrim

Të gjitha femrat ëndërrojnë të kenë lëkurë të përsosur dhe fytyrë të ndritshme, të aftë për të fshehur shenjat e plakjes dhe për të nxjerrë në pah bukurinë e tyre. Por a është kaq e vështirë sa mendohet të kemi lëkurë të përsosur?

Këtu është një dietë e thjeshtë, e quajtur “detox” për të arritur rezultatin e një lëkurë të përsosur fytyre.

Zgjimi: Hapi i parë nis nga zgjimi, momenti themelor i ditës. Për të vënë në lëvizje trupin duhet vetëm të pini një gotë me ujë të ngrohtë me uthull molle. Mund t’i shtoni edhe pak mjaltë të papërpunuar.

Mëngjesi: Një nga vaktet më të rëndësishme të dietës “detox” është mëngjesi. Në këtë rast, ne rekomandojmë të ushqeheni me një smuthi vegjetarian, i cili përbëhet nga: Një kastravec, dy gjethe selinoje, pak majdanoz, një gjysmë banane ose ananas. Përziejini përbërësit në një blender, së bashku me pak fare gjalpë, një gjysmë gotë akull dhe një gotë me ujë. Kjo pije do të shërojë inflamacionin e lëkurës, duke përshpejtuar procesin e riparimit të qelizave të lëkurës.

Jo, ushqimit “snack” gjatë paradites: Sipas dietës “detox” për të arritur lëkurë fytyre të përsosur, duhet të harroni ushqimet “snack”, ku përfshihet gjithçka e shpejtë dhe jo bio. Një gjysmë filxhani me bajame do të jetë i mjaftueshëm për të kënaqur urinë dhe për të ndihmuar trurin që të ketë energji për të përballuar ditën.

Dreka: Ne drekë tetëdhjetë gram oriz i bardhë dhe një sallatë e madhe me perime do të jetë një kompromis i mirë për të qëndruar në formë dhe për të pastruar lëkurën.

Pasdite: Në fillim të pasdites, në mënyrë që të jeni në gjendje për të arritur shkallën më të mirë të pastrimit të lëkurës, është e këshillueshme të hani një portokall, apo një mollë, ushqime të pasura me vitamina që ju largojnë urinë deri në vaktin tjetër.

Darka: Së fundmi, që të keni lëkurë fytyre të përsosur, për darkë mund të hani një fileto të bardhë peshku të pjekur në skarë, të shoqëruar me perimet të ziera. Pak vaj, kripë dhe piper sipas shijeve tuaja. Kjo do të bëjë të mundur pastrimin e trupit para se të shkoni në shtrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat