Shenjat paralajmëruese që mund të tregojnë se jeni të infektuar me HIV

Shëndetësia

Shenjat paralajmëruese që mund të tregojnë se jeni të infektuar me HIV

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 09:02
Ilustrim

HIV-i është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që mund të qëndrojë i fjetur dhe asimptomatik për një kohë relativisht të gjatë, ose mund të ndodhë e kundërta. Ky është një infeksion i pashërueshëm, por nëse kapet në kohë ju mund të parandaloni komplikacionet që shkakton sëmundja.

Ja cilat janë disa nga simptomat që shfaq virusi HIV:

Ethe: zakonisht pacientët e infektuar nga HIVI kanë ethe dhe temperaturë të lartë që ju zgjat disa ditë ose javë.

Lodhje e vazhdueshme: virusi HIV sulmon sistemin imunitar dhe mungesa e energjisë, lodhja e vazhdueshme etj janë 2 nga simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundje.

Dhimbje muskujsh
Dhimbje koke dhe fyti
Skuqje në lëkurë
Rënie në peshë në mënyrë të pakuptueshme
Kollë e thatë
Djersitje e vazhdueshme, pavarësisht aktivitetit që kryeni
Vështirësi në përqëndrim

Ju duhet të bëni patjetër analizat specifike të HIV AIDS nëse dyshoni se jeni prekur nga kjo sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat