Strategji ndihme për njerëzit me ankth

Shëndetësia

Strategji ndihme për njerëzit me ankth

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 08:59
Ilustrim

Lidhja afatgjate me ankthin, i trefishon rreziqet e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Bëni një jetë aktive

50% e njerëzve me ankth, thonë se stërvitja ndihmon në lehtësimin e simptomave.

Reduktoni sasinë e kafeinës që merrni në ditë

Ajo stimulon lirimin e adrenalinës, gjë e cila mund t‘i shkaktojë  simptomat ose t’i përkeqësojë ato.

Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak

Rritjet e uljet e nivelit të  sheqerit në gjak ndikojnë në prodhimin  e hormoneve të stresit, si për shembull adrenalina.

Pushoni herë pas here

Ankthi ka natyrë akumuluese, si uji që mbush një gotë – nëse nuk e zbrazni rregullisht, ajo do të dredhet, kështu që duhet të merrni kohë  çdo ditë për t’u çlodhur, shkruan bota.al: 20 minuta frymëmarrjeje qetësuese, çdo ditë, mund të zvogëlojë ankthin dhe të uli nivelin e kortizolit të stresit në ditë, raporton një studim kinez.

Aplikoni kura bimore

Vaj i livandos, nga ai i  cilësisë farmaceutike, mund të ndihmojë në reduktimin e aktivitetit të tepërt të trurit në lidhje me ankthin, thonë shkencëtarët vjenezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat