Pse gjatë verës sëmundjet e zorrëve janë më të shpesha? - Bota Sot
Pse gjatë verës sëmundjet e zorrëve janë më të shpesha?

Shëndetësia

Pse gjatë verës sëmundjet e zorrëve janë më të shpesha?

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 22:31

Edhe pse sëmundjet e zorrëve mund të eliminohen relativisht lehtë duke marrë probiotik, lëngje të mjaftueshme, si dhe elektrolite të bananes dhe domates, ato mund të jenë shumë të pakëndshme dhe të prishin pushimet tuaja.

Vjellja, marramendja, temperatura e lartë e trupit dhe dehidrimi janë simptomat më të zakonshme.

Specialistët e mikrobiologjisë mjekësore dhe parazitologjisë thonë se mikroorganizmat janë të gjithë rreth nesh dhe pëlqejnë temperaturat e larta. Si të tillë ata shumëzohen në trupin e njeriut dhe shkaktojnë infeksion të zorrëve.

Ata po ashtu thonë se bakteret gjerësisht të njohura si salmonela janë shkaku më i zakonshëm i infeksioneve të shumta. Ky lloj bakteri mund të mbijetojë edhe në frigorifer, dhe shpesh mund të gjendet në vezë, mishin e shpezëve, madje edhe në çokollatë.

"Drithërat që përdoren për të ushqyer shpezët shpesh vijnë nga pjesë të botës ku jetojnë dhitë dhe zorrët e tyre janë një rezervuar i natyrshëm i salmonelës. Gjithashtu, salmonela mund të mbijetojë në ushqime të pasura me yndyra dhe temperatura e ulët e ka më vështirë për t’i mbytur. Ky lloj bakteri është gjetur edhe në çokollatë ", shpjegojnë ata dhe paralajmërojnë se salmonela mund të përhapet nëse duart nuk pastrohen pas kontaktit me ushqimin e infektuar ose nëse enët në të cilat ndodhet ushqimi nuk lahen mirë.

Po ashtu, duhet të tregohemi të kujdesshëm edhe me perimet, si dhe me mishin e pjekur në skarë. Shkaku i dytë më i zakonshëm i infeksioneve të zorrëve janë bakteret Campylobacter, të cilat zhvillohen në 42 Celsius dhe iu pëlqejnë kushtet mikro-aerobike.   Ato janë shumë të zakonshme në qumështin e pa pasterizuar dhe mishin e pulës që nuk trajtohet në mënyrë të mjaftueshme termikisht.

Fatmirësisht, shumica e këtyre baktereve shkatërrohen nga acidi i stomakut, ndërsa në raste të rënda këtë punë e bëjnë antibiotikët.

Nëse vini re se dhimbja në stomak, e cila shoqërohet nga të vjella, shfaqet menjëherë pas ngrënies së ushqimeve të caktuara, ka të ngjarë që shkaku është bakteri Stapylococcus Aureus, i cili gjendet zakonisht në lëkurë. Helmimi me këtë bakter është i shpeshtë përmes ushqimeve të ëmbla, ose ato që janë të pasura me karbohidrate, të tilla si akullore dhe pure patatesh, por është e mundur dhe helmimi përmes ushqimeve të njelmëta.

Së bashku me kujdesin e madh të përgatitjes së ushqimeve, janë edhe duart ato që duhet pastruar shpesh. Rekomandohet t’i lani të paktën 20 sekonda me sapun. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që të nxehet ushqimi mirë, dhe pas gjysmë ore përgatitjeje, vendoseni në frigorifer.

Kini kujdes të mos përdorni të njëjtit kontejnerë për përgatitjen e ushqimit. Pas çdo kontakti me kafshët, ju duhet të lani duart tuaja pavarësisht nga mosha.

Megjithatë, në qoftë se simptomat janë shumë të theksuara, si diarreja, dhimbje të rënda që zgjasin më shumë se 48 orë, apo gjak në jashtëqitje, atëherë kontaktoni mjekun. Kjo vlen veçanërisht për fëmijët dhe personat mbi moshën 50-vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...