Bakteret që shkaktojnë helmim mund të jenë shpëtim për anemikët

Shëndetësia

Bakteret që shkaktojnë helmim mund të jenë shpëtim për anemikët

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 14:23
Ilustrim

Bakteret Escherichia coli, të cilat mund të çojnë në vdekje në rast të helmimit me ushqim, mund të përdoren si bari për trajtimin e anemisë.

Në eksperimentin e kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Kolorados, e.Coli reduktoi humbjen e hekurit te krimbat edhe në qelizat e njeriut, duke ndikuar kështu në parandalimin e anemisë.

Nga anemia vuajnë mbi një miliard njerëz në mbarë botën, veçanërisht të prekur janë adoleshentët dhe fëmijët më të vegjël.

Disa lloje të e.Coli shkaktojnë vjellje, diarre dhe dhimbje, dhe mund të jenë fatale për pacientët, por disa janë të padëmshme dhe gjenden në traktin gastrointestinal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat