Flisni në gjumë? Shkencëtarët zbulojnë arsyet pse ndodh kjo gjë - Bota Sot
Flisni në gjumë? Shkencëtarët zbulojnë arsyet pse ndodh kjo gjë

Shëndetësia

Flisni në gjumë? Shkencëtarët zbulojnë arsyet pse ndodh kjo gjë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 14:38
Ilustrim

Shpesh njerëzit flasin në gjumë, e kur zgjohen nuk mbajnë mend asgjë çfarë ka ndodhur. Të afërmit tuaj ju vënë në dijeni, por ju nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur. Sipas shkencëtarëve, e folura në gjumë nuk mund të zgjasë më shumë se 30 sekonda.

E folura në gjumë është njohur si somniloquy, një çrregullim gjumi ku personat nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë. E folura në gjumë mund të përfshijë një dialog të komplikuar, apo monologje të pakuptueshme, por shpesh herë edhe të qarta.

Sipas “National Sleep Foundation”, kjo ndodh më shumë tek meshkujt dhe tek fëmijët. Një pjesë e kësaj mund të lidhet me ngjarjet, përvojat apo marrëdhëniet e kaluara që kanë ende rëndësi apo ndikim emocional.

Ne flasim kur jemi në gjumë, për shkak të shumë rrethanave. Arsyet janë: stresi, depresioni, alkooli, temperatura ose disa medikamente të caktuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...