Këto zakone konsiderohen jo të mira për shëndetin tuaj - Bota Sot
Këto zakone konsiderohen jo të mira për shëndetin tuaj

Shëndetësia

E diel, 21 tetor 2018

Këto zakone konsiderohen jo të mira për shëndetin tuaj

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 20:12
Ilustrim

Studimi i fundit i shkencëtarëve konfirmon se kontrollimi i emailave të punës në shtëpi rrit presionin e gjakut.

Prandaj ata kanë listuar disa zakone të cilat mund të ndikojnë jo mirë në shëndetin tuaj, por që duhet hequr dorë nga praktikimi i tyre.

Kontrollimi i emailave gjatë natës

Studiuesit e universitetit të Kolorados në SHBA zbuluan se ata që kontrolluan email-in e punës gjatë kohës kur nuk ishin në detyrë përjetonin stres të madh.

Shtrydhja e puçrrave

Për dikë ndoshta mund të jetë kënaqësi gjersa shtrydhë një puçërr, por dermatologët thonë se nga kjo mund të shpërndahet infeksion.

Buka shumë e tharë

Agjencia e Standardeve të Ushqimit beson se kjo mund të shkaktojë kancer.

Lyerja me krem kundër diellit për çdo ditë

Kjo nuk duhet të zbatohet shpesh sepse trupit tuaj mund t’i marrë vitaminën D.

Pirja e çajit të nxehtë

Mendohet se temperaturat e larta mund të dëmtojnë qelizat e lëkurës që mbështesin sistemin e tretjes së ushqimit.

Përdorimi i tharsës së duarve

Tharset në tualetet publike mund të thithin mikrobet nga ajri i banjës dhe ta hedhin në duart e juaja të pastra.

Fërkimi i dhëmbëve me forcë

Të fërkoni dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta është në rregull, por nëse e bëni fuqishëm mund t’ju shkaktojë ndonjë dëmtim. Dentistët këshillojnë të përdorni brushë elektrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test