Ja se si ky software ka gjetur mijëra fëmijë të humbur

Shkencë & Teknologji

Ja se si ky software ka gjetur mijëra fëmijë të humbur

Më: 1 mars 2019 Në ora: 18:11
Foto ilustruese

Në Indi mijëra fëmijë zhduken çdo vit dhe shpesh janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore: shumë prej tyre joshen nga premtimet fallco për ushqim ose artsim.

Sipas Ministrisë indiane të Zhvillimit të Grave dhe Fëmijëve (MWDC), vetëm në periudhën 2012-2017, 240,000 të mitur janë zhdukur.

Edhe kur janë gjetur ka qenë tepër e vështirë që ata të kthehen në shtëpi pasi janë të vegjël në moshë dhe nuk kujtojnë emrin e qytetit apo zonën ku jetojnë.

Policia e Nju Delhi-t ka aplikuar programin e njohjes së fytyrës me një bazë të dhënash të qeverisë të quajtur TrackChild. Programi ka rreth 60 mijë fotografi të fëmijëve zhdukur dhe 45 mijë imazhe të fëmijëve në jetimore, dhe në katër ditë gjeti 2.930 lidhje.

Iniciativa e inkurajuar nga lëvizja indiane për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve Bachpan Bachao mund të zbatohet në aplikacionet e telefonave celularë që e bëjnë njohjen edhe më të menjëhershme dhe të disponueshme për ata që punojnë “në terren”.

Programi tani do të vihet në dispozicion të çdo police të shtetit për ta përdorur atë për të njëjtin qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat