Gears of War 5 me mundësi shumë më entuziaste - Bota Sot
Gears of War 5 me mundësi shumë më entuziaste

Shkencë & Teknologji

Gears of War 5 me mundësi shumë më entuziaste

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:56
Gears of War 5

Tregimi më i thellë dhe territori i çuditshëm në Gears of War 5, që e bëjnë luatjen e kësaj loje shumë më entuziaste, derisa eksplorohet një botë e re me shumë të papritura.

Aksionet e frikshme dhe fitoret e vështira, janë ato që e vazhdojnë lojën, aty ku është lënë në Gears of War 4, vetëm se ka mundësi më shumë , me pesë lloje vrasjesh dhe armë të reja.

Lojtarët e rinj mund të hutohen dhe të mos dinë si të veprojnë, me atë se çfarë duhet apo pse duhet bërë, mirëpo edhe pa pasur ndonjë shpjegim, loja vazhdon me mjaft lehtësi.

Derisa duhet të mbrohen vazhdimisht, lojtarët nevojiten të angazhohen maksimalisht në përfundimin e misionit të tyre, që është mposhtja e krijesave që jetojnë nëntokë.

Video-loja Gears of War 5, është në dispozicion për Xbox One dhe Windows, ndërsa duket se është lënë hapësirë që në të ardhmen, do të ketë version të ri edhe më të mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...