Shpërthimet misterioze, ekspertët bëjnë zbulimin e rëndësishëm - Bota Sot
Shpërthimet misterioze, ekspertët bëjnë zbulimin e rëndësishëm

Shkencë & Teknologji

Shpërthimet misterioze, ekspertët bëjnë zbulimin e rëndësishëm

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:59
Ilustrim

Për të dytën herë, astronomët kanë zbuluar një model në shpërthimin misterioz të valëve të radios nga hapësira.

Sinjale të shpejta të tyre, ose FRB, janë lëshime të valëve të radios në kozmos që zgjasin vetëm për një milisekondë dhe shkencëtarët kanë arritur t`i gjurmojnë disa prej tyre deri në galaktikat e veta të origjinës.

Por shkakun e këtyre valëve, ata nuk po e gjejnë dot. Vëzhgimet e mëhershme kanë treguar se kur sinjale të tilla përsëriten, kjo është zakonisht sporadike. Situata ndryshoi megjithatë më herët gjatë këtij viti kur astronomët diktuan një përsëritje të rregullt çdo 16.35 ditë.

Gjatë katër ditëve, lëshohej një sinjal i shpejtë ose dy çdo orë, dhe pastaj, për 12 ditët në vazhdim, binte heshtja.

Tani kanë arritur të bëjnë një tjetër zbulim: një trend të ri ciklik, sipas të cilit valët radiofonike lëshohen gjatë një periudhe kohore prej 90 ditësh, pastaj pushojnë për 67 ditë. E gjithë kjo, përsëritet çdo 157 ditë. Sinjalet e mistershme i kanë vënë në mendime ekspertët.

Disa mendojnë se ata mund të jenë pasojë e lëvizjes orbitale të një ylli apo objekti, të tjerë thonë se mund të vijnë nga një yll neutron, një vrimë e zezë apo nga mbetjet e nje superylli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat